Përplasja me BKH, Kapllanaj: Nuk ka pasur goditje ndaj agjentëve

Bashkëthemeluesi i partisë “Djathtas 1912”, Agron Kapllanaj ka folur sërish lidhur me përplasjen që patën të afërmit e tij me agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kapllanaj, tha në emisionin “Open” se përplasja ka ndodhur pasi një makinë civile bllokoi parkingun dhe ngriti një dron. Menjëherë pas kësja, u lajmërua drejtori i përgjithshëm të kompanisë Orjan Isufaj, i cili iu bëri foto personave dhe ia dërgoi atij. Ndërsa, shoferi ka kërcënuar drejtorin dhe pas kësaj ata kanë shkuar drejt komisariatit për të bërë një kallëzim.

“Në këto 24-orë ka patur disa lajme dhe kam qenë i detyruar të sqaroj. Për shkak se kam qenë vetë prezent, kur personat në fjalë kanë qenë në biznesin e tim vëllai. Një makinë civile brenda me 4 persona, 1 zonjë me 3 zotërinj, kanë bllokuar parkingun dhe kanë ngritur një dron, pas 15 minutash janë rikthyer në të njëjtin vend. Roja ka telefonuar drejtorin e përgjithshëm të kompanisë Orjan Isufaj, dhe ka thënë se i kanë bërë përshtypje personat.

Ka ardhur drejtori dhe i ka pyetur, zonja ka thënë se duam të blemë një pronë. Drejtori thotë se nëse jeni të interesuar, gjeni vendin e duhur dhe ngrini dronin, pasi kjo pronë nuk është në shitje. Më pas drejtori i bën një foto targës së makinës pasi kemi menduar se janë njerëz të cilët mund të jenë të kategorive të ndryshme,por se dinim se ishin policë.

Filmuam pasi donim një provë se nëse do të kishim një ngjarje, mund të kishim një indicje. Kaq ka mjaftuar për ta thelluar situatën pasi ata persona i kërkojnë personit të fshijë foton, ai ma ka nisur mua dhe 2-3 njerëzve të mi. Personi që ishte në timon në rolin e shoferit e kërcënon dhe i thotë se nëse nuk e fshin s’e ke idenë se cfarë do të gjejë dhe nis ta shajë drejtorin dhe pronarin e kompanisë. Drejtori më merr në telefon dhe më thotë se po më kërcënonte, i detyruar unë zbres por ata largohen.

I ndodhur në këto kushte drejtori më thotë duhet të bëjmë kallëzim. Nisemi në drejtorinë e policisë aty kontaktoj oficerin e rojës dhe kërkoj të takoj një nga titullarët e policisë. Ata më thonë se kjo makinë është e policisë. Nipërit e mi i kanë kërkuar policisë ta verifikojnë këtë targë. Nuk i ka goditur asnjë prej personave”, tha ai.

Lajme të tjera |  E shtunë me diell dhe temperatura deri në 27 gradë Celsius, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ndërsa gazetarja Klodiana Lala e akuzoi Kapllanajn se ka ndërhyrë në sistemet e Policisë.

“Ju keni ndërhyrë në sistemet policore”, tha Lala.

Sipas Policisë, BKH dhe operacionalja ka qenë në Fier për veprime hetimore kur janë konfliktuar me të afërm të Agron Kapllanajt. Për ngjarjen janë vendosur në pranga nipërit e politikanit, Ledion dhe Klaudio Kapllanaj, së bashku me Gerald Kollçakun.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us