Përplasja me BKH/ Prokuroria Fier nis procedimin penal për njerëzit e Agron Kapllanajt: Agjentët u identifikuan, por sërish u sulmuan!

Prokuroria e Fierit ka regjistruar një procedim penal për Ledjan e Klaudio Kapllanaj dhe Gerald Kollçakun, nipat dhe të afërmin e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj. Njoftimi ka ardhur 2 ditë pas përplasjes që të lartpërmendurit patën me një hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe disa oficerëve të “Operacionales”. Për tre të prangosurit është ngritur akuza “goditje për shkak të detyrës”, e cila dënohet nga 3 deri në 5 vite burg.

Sipas Prokurorisë, hetuesi dhe efektivët ishin duke kryer veprime  në kuadër të një hetimi të SPAK në aksin rrugor Fier-Patos, në afërsi të fshatit Portëz e Madhe, Fier. Por janë filmuar nga punonjësi i kompanisë së Kapllanajt dhe 30 minuta më pas ka ndodhur dhe përplasja. Po siaps Prokurorisë, skuadrës në terren iu afruan 3 mjete nga ku kanë zbritur disa persona.

Kanë ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve të policisë, pavarësisht prezantimit të këtyre të fundit,“-bën me dije Prokuroria. Ndërkohë që këtë version e ka kundërshtuar vetë Kapllanaj, një nga bashkëthemeluesit e “Djathtas 1912”. Sipas tij, ishin hetuesit dhe efektivët ata që nuk u identifikuan, madje pretendon se kishin nxjerrë edhe armë zjarri për të intimiduar familjarët e tij që aktualisht ndodhen në pranga.

NJOFTIMI I PROKURORISË SË FIERIT:

Lajme të tjera |  E shtunë me diell dhe temperatura deri në 27 gradë Celsius, parashikimi i motit për ditën e sotme

Dhunuan punonjësit e policisë, Prokuroria Fier regjistron procedim penal për ‘Goditje për shkak të detyrës’ e kryer në bashkëpunim ndaj shtetasve K.K., L.K., dhe G.K. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal nr.509, datë 16.04.2025, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 237/3 e 25 të Kodit Penal, mbi bazën e njoftimit nga shërbimet e policisë gjyqësore për një ngjarje të ndodhur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Parkut”, Fier. 

Menjëherë pas njoftimit, policia gjyqësore nën drejtimin e Prokurorise Fier, ka kryer veprimet e para hetimore nga të cilat është dokumentuar se, një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, kanë qenë duke kryer veprime hetimore në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në aksin rrugor Fier-Patos, në afërsi të fshatit Portëz e Madhe, Fier.

Gjatë kohës që ishin duke kryer veprime, ata janë filmuar nga shtetasi O.I., ç’ka i ka detyruar të largohen nga vendi ku ishin pozicionuar. Rreth 30 minuta më pas, gjatë kohës që ishin duke qendruar në mjetin e tyre në një vend tjetër, në anë të rrugës publike pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Parkut”, të qytetit të Fierit, u janë afruar tre automjete nga kanë kanë zbritur disa persona, të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve të policisë, pavarësisht prezantimit të këtyre të fundit. Në vijim të veprimeve të para hetimore, Prokuroria ka paraqitur në gjykatë kërkesën për vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasve K.K., L.K. dhe G.K. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale të cilat cenojnë jetën e shëndetin e punonjësve të policisë së shtetit dhe të personave që kryejnë detyrë shtetërore apo shërbim publik.

Lidhur me përplasjen, BKH pretendon se agjentët janë sulmuar pa asnjë motiv./ZËRI

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us