Përplasje në Kuvend/ Gazment Bardhi REPLIKA me Spiropalin: Po sillësh si Ermonela Felaj!

Seanca plenare e sotme në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me tone të ashpra dhe përplasje verbale mes deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.

Shkak për debatet u bë prezantimi i një projektligji, për të cilin Bardhi kërkoi praninë e ministrit kundërfirmues, siç e kërkon rregullorja e Kuvendit.

“Halle halle kjo dynja, por hallet tuaja janë të çuditshme. Me gjitha atyre që ju ka ndodhur…Zoti Noka ka hall se kush do jetë kryetar Kuvendi, se ndoshta e ëndërronte vet, ju keni hall kush do e prezantojë pr ligjin. Unë nuk e kuptoj”, iu drejtua Spiropali, Gazment Bardhit.

Gazment Bardhi: Ca e ke këtë kërcënimin që i bën deputetëve.

Lajme të tjera |  Edhe 30 raketa nga Irani drejt Izraelit, njëra bie mbi Haifa (PAMJET)

Elisa Spiropali: Nuk është kërcënim, keni pyetje pëer ministrin Balla apo jo, mbi projektligjin.

Gazment Bardhi: Kur rregullorja e Kuvendit thotë që pr ligji shqyrtohet në praninë e ministrit kundërfirmues të tij në këshillin e ministrave…

Elisa Spiropali: Zv.kryeministrja nuk është sot , mos vazhdojmë. Halle halle kjo dynja, por hallet tuaja janë të çuditshme. Me gjitha atyre që ju ka ndodhur…Zoti Noka ka hall se kush do jetë kryetar Kuvendi, se ndoshta e ëndërronte vet, ju keni hall kush do e prezantojë pr ligjin. Unë nuk e kuptoj.

Gazment Bardhi: Ke marrë huqet e Ermonelës. Zonja kryetare, të paktën ngriu në lartësinë e zonjës Nikolla. Ti aty po sillës si Ermonela Felaj.

Lajme të tjera |  Erdogan i telefonon Trump: Vepro urgjentishtt për të shmangur katastrofën

Elisa Spiropali: Nuk jeni në pozitat të na tregoni lartësitë nga gropa ku keni rënë.

Gazment Bardhi: Batakun mos ma trego mua, se ta tregoj unë batakun tënd.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us