Plagoset me thikë 16-vjeçari në Fier

Një adoleshent është plagosur me thikë në qytetin e Fierit mbrëmjen e sotme.

Policia informon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në lagjen “8 Shkurti” të qytetit.

“Dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar në këmbë me mjet prerës një shtetas 16 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve”, sqarojnë uniformat blu.

Policia ka ngritur një grup hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Lajme të tjera |  FOTOT/ Atletet e bardha të Ramës në samitin historik të NATO-s pushtojnë mediat

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us