Po kalon një sezon të mrekullueshëm në Rusi, Mirlind Daku reagon me thënien e poetit shqiptar

Në ndeshjet e zhvilluara nga Kombëtarja shqiptare për kualifikueset e Kupës së Botës, Mirlind Daku nuk ishte i grumbulluar. Kjo për shkak të një dëmtimi që sulmuesi i Rubin Kazanit pësoi.

Së fundmi në rrjetet sociale, Daku ka bërë një reagim rreth provave dhe dështimeve me një thënie të poetit Gjergj Fishta. “Në qoftë se provon mundesh të humbasësh, por në qoftë se nuk provon, je i humbur gjithsesi”, shkruan Daku.

Këtë sezon në kampionatin rus, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka zhvilluar paraqitje fantastike. Në 20 ndeshje të zhvilluara, Daku ka arritur të shënojë 11 gola dhe 7 asistime.

Lajme të tjera |  “Gruda? S’dua ta diskutoj më këtë temë”, Edi Martini para aventurës evropiane: Kemi marrë masat e duhura!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us