Prag fushate! LaCivita publikon videon me buf, i drejtohet Ramës: Kush është miu?

Disa orë nga nisja e fushatës së Partisë Demokratike që do të hapet sot në orën 19:00, këshilltari i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka bërë një reagim në rrjetin social ‘X’.

LaCivita ka postuar një video të një bufi që ha një mi, duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, i cili prej disa kohësh i drejtohet kreut të Partisë demokratike, Sali Berisha me pseudonimin ‘bufi i kënetës’.

“Kush është bufi dhe kush është miu”, shkruan LaCivita.

Vetëm një ditë më parë kryeministri Edi Rama në rubrikën ‘Sy më sy’, komentoi ardhjen Chris LaCivita në hapjen e fushatës së Partisë Demokratike ditën e sotme.

Edi Rama: Diell pas kodre kam parë dhe dëgjuar, por këtë se kisha dëgjuar, mbase ke dashur të thuash pas bregut, por nejse, të marrsha të keqen, s’po bëj asnjë koment, ja erdhën zgjedhjet dhe do ta shohësh kush do zbresë e kush do bjerë.

Lajme të tjera |  Vrasja e Ilaria Sulës/ Zbardhet dëshmia e nënës së autorit: Ishte si një demon…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us