Prapaskenat e dorëzimit/ Kush e ndihmoi Azgan Mërnicën?

Novruz Cenalia doli mesditën e të hënës (13 maj 2024), për të marrë turnin në shërbimin policor, kur përpara tij hasi një paligjshmëri. Ashtu siç e dikton ligji për Policinë e Shtetit, edhe pse jashtë detyre u përpoq të reagonte. 28-vjeçari, prej kohësh ishte pjesë e “Shqiponjave”, një prej skuadrave më të përgatitura të strukturës së Policisë së Shtetit. Instikti policor e bëri të reagoi kur pa Azgan Mërnicën, që po qarkullonte me mjetin e tij me shpejtësi. I bën shenjë për të ndaluar dhe e këshillon. Me të mbaruar detyrën e tij, bën të kthehet në makinë, por nuk arrin kurrë! Mërnica e kishte qëlluar pabesisht me plumb pas koke duke i marrë jetën në vend.

Shkaku?

“Mu duk sikur më shau,”-thotë i riu, i cili nuk e fsheh arrogancën dhe mungesën totale të pendesës për atë që ka bërë. Madje ka guximin të shprehet se u dorëzua sepse e kishte marrë uria, në të kundërt kërkimet e Policisë do të ishin ndoshta edhe më të gjata. Një jetë e humbur për motive banale, u trajtua dhe u ndoq nga Policia në mënyrë edhe në mos më banale, tejet jo transparente dhe jo në lartësinë që një ngjarje e rëndë, ku uniforma përdhoset, do të duhet të ishte trajtuar.

Shumë gjëra nuk shkojnë në këtë histori që fatkeqësisht sot ka një viktimë të pafajshme. Një jetë të humbur, një turmë me lot krokodilësh dhe një fis të përçudnuar që mbron vrasësin duke e paraqitur si “hero”.

Por le ti marrim gjërat me radhë…

1. Vrasja ndodhi të hënën rreth mesditës.

Policëve të Fierit iu vra një koleg, por pavarësisht se mobilizimi duhet të ishte në maksimalen e rastit, Azgan Mërnica ka pasur gjithë kohën për të shkuar tek shtëpia e dajës së tij, për të marrë bukë dhe për të lënë atje të ëmën, e cila ka qenë dëshmitarja okulare e gjithë asaj që ka ndodhur.

“U zunë për kalimin e makinave në rrugën e ngushtë të fshatit. Dolën nga makina dhe u zunë. U thashë të dyve mos u zini. Gjatë sherrit, doli djali dhe e qëlloi me pistoletë. Pasi djali e vrau, iku me vrap pa më thënë se ku do shkonte,“-tregoi e moshuara.

Dha deklaratën, tanimë është e lirë Ajete Mërnica edhe pse ka qenë dëshmitarë në një vrasje, të cilën për më tepër nuk e ka denoncuar.

Shkoi e qetë tek vëllezërit e saj, ku u sigurua që të largonte të birin që mos ia kapte Policia. Si ka mundësi që ajo nuk është marrë më për t’u pyetur? Pse nuk është ngritur asnjë akuzë ndaj saj? Dëshmoi një krim dhe nuk e denoncoi, a nuk e bën kjo gjë bashkëpunëtore në ngjarjen e rëndë? A u kontrolluan banesat e familjarëve për të kërkuar autorin? Nëse po, sot që ai nuk u gjet, përse mbi ta nuk ka një akuzë për moskallëzim krimi pasi fshehën nipin? Nëse ata nuk e kanë fshehur, atëherë policia përse nuk bën një sqarim.

Lajme të tjera |  Rama ironizon Berishën: Çfarë do bëjë, do u ngrejë tavanin atyre në Bruksel?

Pas vrasjes, nisi edhe moria e procedurës.

Policia e Shtetit, duke marrë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-t nisën kërkimet për kapjen e autorit. Por në Vlorë, Tepelenë dhe Gjirokastër. Vetëm në Fier duket se nuk kanë kërkuar, sepse aty fshihej vërtetë autori. Çdo ditë dilnin lajme se e kishin lokalizuar, herë në Ardenicë, herë në Apolloni, sikur nuk po kërkonin vrasës por një turist të humbur.

“Do ndërhyjmë natën sepse është i armatosur,”-shkruhej, por nuk ndërhynë kurrë askund.

Kërkimet me dron nuk sollën asnjë rezultat. Ndryshe nga sa ka ndodhur nga çdo aksion i ngjashëm, Policia e Shtetit nuk shpërndau kurrë pamje nga operacioni i kërkimit, se përse kjo është ende e paqartë. Përfundimi ishte gjithsesi ky; nuk gjetën asgjë. E po flasim për një terren lehtësisht të kontrollueshëm. Vetëm fusha, shtëpi dhe kanale ka ajo zonë, asgjë tjetër. Dhe vonesa ishte kaq e madhe. Por në fakt, autori që kërkonin ishte as 5 minuta me makinë nga Baltëza. Fshihej i qetë në Dërmenas tek familjarët e tij, i qetë se nuk do ta ngacmonte askush. Kjo, është hera e parë që dëshmohet se vrasësi i një polici, një djalë vetëm 23 vjeç mund të bëjë çfarë të dojë në zonën e tij, pa e prekur askush. Kudo u kërkua, përveç vendeve më të sigurta të tij. A është kjo në rregull me procedurën policore?

Historia në fakt na tregon ndryshe!

Kur Ibrahim Basha u ekzekutua, dy personat e akuzuar për vrasjen e tij, u ndoqën në kohë reale nga Policia dhe pamjet janë të kudogjendshme ende. Edhe negociata u raportua mediatikisht, ku u pasqyrua sesi dy vëllezërit Aliko dhe babai i tyre, bashkëpunoi me Policinë dhe të dy u vetëdorëzuan. Janë nxjerrë me pranga dhe jo në pozita relaksi si Mërnica në Fier.

Edhe Aldi Rama vetëm 6 orë mundi të fshihej nëpër pyllin e kënetës së Kune Vainit pasi vrau nënkomisarin Saimir Hoxha. Por menjëherë pas vrasjes e lokalizuan dhe e ndiqnin në çdo lëvizje që ai bënte derisa 21-vjeçari kreu vetëvrasjen.

Pse është kaq special Azgani i Mërnicave?

U detyruam të raportonim për deklarata pa kuptim nga Policia e Shtetit. Fillimisht ofruan 30 mijë euro për çdo informacion, më pas, një më dy i bënin thirrje për dorëzim dhe në fund kryepolici Muhamet Rrumbullaku u betua se autori do të përballej me dënimin më të ashpër të ligjit. Nuk i takon kryepolicit të caktojë sesa do dënohet i riu nga drejtësia, por i takon që të organizojë në mënyrë perfekte kapjen e tij!

Kaq!

Thirrjet për dorëzim ishin më shumë si thirrje dëshpërimi të Policisë: Dil vetë se nuk të arrestojmë dot!

Ç’siguri ofrojnë kur nuk kapin dot një post-adoleshent me një armë në brez që mendon se është shumë i fortë dhe mund të bëjë ç’të dojë?

Kur nuk kapin dot atë, si ofrojnë sigurinë që të kapin “peshq më të mëdhenj” që sot konsiderohen si bosë të botës së krimit?

Lajme të tjera |  I fundit Papë përpara se bota të zhduket: Parashikimi i frikshëm i Nostradamusit

Për shkakun e qëndrimin duarkryq të Policisë së Shtetit na e zbulon më shumë Dukate Selimi, nëna e 23-vjeçarit Florian Selimi i vrarë në vitin 2019 nga Kiri Mërnica, vëllai i Azganit në fjalë. E gjithë dëshmia e saj, e një nëne që e ka humbur djalin e saj tregon shumë qartë dhe pastër se çfarë ndodh me këtë fis, të cilin deputeti Luan Baçi e cilëson si të “nderuar”.

Ne jemi larguar nga fshati sepse aty e kishim shumë afër vrasësin e djalit tim. Rrugën e kishim afër shpiave të tyre nuk kishim asnjë lloj garancie për jetën. Babai i Kiri Mërnicës ka vrarë kunatin e tij me bukë në gojë. Ata e kanë si motiv të vrasin dhe të mburren për vrasje. Polici është 28-vjeç aq sa mund të ishte djali im sot. Motivet e vrasjes anashkalojnë. Ajo është rrugë që kalojnë dy makina lirisht. Nuk është parakalimi që ka çuar motivin. Azgan Mërnica endej me pistoleta me fishekë në gojë, janë kapur me disa raste. I di të gjitha di edhe mbështetjen që kanë. Pasi dolën nga burgu kanë kërcënuar me jetë vëllain tim. Kanë plagosur kushëririn tonë. Disa janë në arrati. Nuk kapen sepse kanë mbështetje në Policinë e Fierit. Të vrasin me gjakftohtësi, janë njerëz vrasës e kanë në gjak vrasjen,”- u shpreh Selimi.

Më e qartë tani apo jo? Kanë para, kanë pushtet, kanë lidhje me Policinë dhe politikën. Ishin pikërisht këta djem që Luan Baçi mbante nga pas për t’i ruajtur votën, ashtu siç mbante Gazment Bardhi Arbër Paplekën. Sesi kuptohet…me armë në brez.

Por nëse lidhjet politike dhe mbrojtja është akuzë e një nëne që kërkon rrugëve drejtësi për djalin e vrarë dhe të hedhur në kanal, pasi një gangster i doli përpara, më e qartë është mungesa totale e transparencës nga Policia për negociatën e më pas “vetëdorëzimin”. Si u zhvilluan negociatat?

Familja me Policinë, Policia me familjen? Me telefon, me takime, me pëllumba? Si? Pse nuk dha një sqarim Policia, që publikoi dhe fshiu me urgjencë videon e turpshme të vetëdorëzimit ku autori i një vrasjeje qeshte. Ishte aq e turpshme saqë pas shpërthimit të komenteve në portale, Policia u zgjua dhe kuptoi se kishte bërë një gafë. Ai nuk ishte një dorëzim i vrasësit, por i gjithë asaj çfarë Policia përfaqëson përballë modeleve si Mërnica. Është ajo video që dëgjohen edhe porositë e fundit që i japin familjarët vrasësit, për të cilin “vdesin”.

Në të njëjtën video, familjarët dëgjohen teksa i thonë Azgan Mërnicës “po të luajti njeri atje”, ndërsa dikush tjetër e siguron që e ka në besën e tij.

Ishte aq i dalë duarsh operacioni saqë çdo polici që ka parë pamjet, me gjasë i është kujtuar vetja sesi do të sillej shteti e mbarë shoqëria për jetën që do sakrifikohej./ Shkruar nga / ZERI

Lajme të ngjashme

Dashi Ju mund të tejkaloni vështirësitë e mundshme që do t’ju paraqiten sot, nëse i keni llogaritur mirë veprimet dhe pasojat e tyre. Tregohuni të kujdesshëm në ambientin e punës. Demi Keni shumë çështje që duhen adresuar menjëherë për të shmangur problemet e mundshme në të ardhmen. Mos u mërzitni me disa çështje të parëndësishme. Binjakët Disa ngjarje dhe lajme do t’ju detyrojnë sot të ndryshoni planet tuaj dhe idetë që keni pasur deri më tani. Mos u mërzisni, përshtatuni me situatën e re, çdo gjë do të shkojë mirë. Gaforrja Mos ndaloni së provuari sepse jeni shumë afër qëllimeve tuaja. Vështirësitë e së kaluarës kanë mbaruar dhe tani e tutje mund të bëni plane të reja për të siguruar një të ardhme më të mirë. Luani Sigurohuni që të kaloni një kohë të mirë sot, pa u mërzitur nga disa gjëra që do të mësoni. Kini kujdes që të mos largoheni nga qëllimet tuaja, në mënyrë që të arrini suksesin që dëshironi. Virgjëresha Fillon një ditë e mirë për ju. Zhvillimet janë pozitive, shpresat dhe dinamizmi juaj, vijnë për të stimuluar moralin dhe gjendjen tuaj psikologjike. Së shpejti do të keni suksesin që po kërkoni. Peshorja Dita ju ndihmon për të zgjidhur shumë çështje, të cilat ende ju mbajnë pezull. Duket se tashmë stresi prej tyre do të çlirohet dhe do të jeni më të qetë dhe më të përqëndruar. Akrepi Kujdesuni sot për të ekuilibruar gjërat paksa më mirë, i dashur Akrep dhe mos lejoni që stresi t’ju pezmatojë ndaj detyrimeve të ndryshme që mund të keni në jetën tuaj të përditshme. Shigjetari Dita sot kërkon që të ndërmerrni hapa të ngadaltë dhe të qëndrueshëm. Sidomos kur ndiheni sikur po arrini burimin, është koha e duhur për të ndaluar dhe për t’u siguruar që keni marrë rrugën e duhur. Bricjapi– Dita është në favorin tuaj. Kështu që fati është në anën tuaj për të luajtur rolin kryesor. Mos kini frikë të merrni hapa por gjithnjë kini parasysh që të ruani durimin. Ujori Sot ju presin shumë obligime. Sigurohuni që të mbaroni aktivitetet që keni dhe nëse me të vërtetë dëshironi të dilni nga rruga, përpiquni të shihni çështjet që ju shqetësojnë shumë. Peshqit Sot mund të mendoni se koha po kalon më shpejt se zakonisht. Organizoni më mirë ditën dhe jepuni përparësi prioriteteve tuaja. Me pak ndihmë nga të dashurit tuaj, do t’ia dilni mirë.

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us