Presidenti Trump i hapur për negociata: Mund t’i heq tarifat, por me këto kushte

Tarifat e tij kanë tronditur botën, megjithatë Donald Trump ka lënë të kuptohet se është i hapur për negociata me vendet e tjera.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë theksoi megjithatë, se kjo do të varej shumë nga fakti nëse vendet në fjalë do të kenë diçka “të jashtëzakonshme” për të ofruar në këmbim. Duke folur me gazetarët në Air Force One, Trump përsëriti edhe një herë qëndrimin se vendet e tjera kanë përfituar prej kohësh nga SHBA-ja dhe ai dëshiron që kjo të marrë fund.

“Tarifat na japin një fuqi të madhe për të negociuar. Çdo vend na ka telefonuar”, u shpreh presidenti amerikan, i cituar nga Skynews. I pyetur se çfarë do të duhej për ta shqyrtuar mundësinë e tërheqjes, Trump u përgjigj se “nëse dikush do të thoshte se do të na ofrojë një pakt shumë të mirë”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të enjten se i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës ta pezullojë tarifën doganore prej 10 për qind për mallrat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme të tjera |  “Ata i burgosin prindërit që nuk paguanin dritat…! Berisha: Paketa e dhembshurisë është dinjitet për çdo shqiptar

Sipas Osmanit, kjo lëvizje do të dërgonte mesazhin e qartë se Kosova është e gatshme për marrëdhënie më të fuqishme me SHBA-në, me një vizion të qartë që do t’i bënte dy vendet më të fuqishme, të sigurta dhe të begata.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us