“Primaret”, PD nis përgatitjet, mesazh drejtuesve të degëve: Nëse doni të garoni, lini postin!

Partia Demokratike filloi sot punën për procesin e primareve, ku do të përcaktohen kandidatët për deputet në zgjedhjet e 11 majit. Procesi pritet të nisë gjatë javës së parë të muajit shkurt. Po ashtu, nga selia kryesore iu është dërguar një njoftim kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike, ku i bëhet thirrje se nëse duan të marrin pjesë në Primare dhe të garojnë për deputet, fillimisht duhet të japin dorëheqjen nga posti që kanë në drejtimin e degës së partisë.

“Nëse keni vendosur të garoni në primare, duke u përfshirë në rrethin e kandidaturave elektorale, brenda ditës së diel datë 26 janar 2025 duhet të depozitoni dorëheqjen tuaj nga pozicioni i kryetarit të degës pranë Sekretariatit të Organizimit”, thuhet në mesazh.

Kjo është hera e tretë që do të zhvillohen “Primaret” në Partinë Demokratike. Më parë ato janë mbajtur për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit të 2021 dhe për të dytën herë për zgjedhjet e 14 majit 2023. Ndryshe nga më parë kur ato mbaheshin pothuajse 6 muaj para zgjedhjeve, kësaj radhe ato do të mbahen pothuajse 3 muaj para. Por, ndryshe nga të parat, herën e dytë që u zhvilluan, ato shënuan dhe rikthmin e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha.

Lajme të tjera |  'Prokuroria të merret me fakte', Rama: Mos të bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim, boll i kanë

Por çfarë janë Primaret?

Primaret në vetvete përmbajnë rregulla mbi përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Siç shkruhet në dokument, në mbyllje të primareve për zgjedhjet që do të mbahet konsiderohet i përzgjedhur dhe fitues ai kandidat i cili merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i një selie të PD-së në një qark të caktuar. Por, në rast se asnjë nga kandidatët nuk siguron votat që duhet, atëherë kalojnë në balotazh dy kandidatët me numrin më të lartë të votave. Po ashtu, kandidatët për Primaret mund të propozohen nga anëtarët e PD-së, por edhe mund të vetëpropozohen për garën.

Kriteret e kandidatëve

Kandidatët që duan të kualifikohen për në primare duhet gjithashtu të plotësojnë këto kritere: Të jenë aktiv në jetën publike, duke mbrojtur kurdoherë interesat, vlerat dhe parimet e PD. Kur kryetari ose sekretari i degës kandidojnë në primare për zgjedhjet e pushtetit vendor, detyrat përkatëse ushtrohen nga nënkryetari i degës në përputhje me parashikimet e Nenit 40 pika 1 të Statutit të PD; Kandidatët në primare për zgjedhjet vendore duhet të jenë personalitete publike me profil të lartë politik ose profesional, integritet dhe me ndikim shoqëror në komunitetin ku jetojnë e punojnë.

Lajme të tjera |  Lindjet ranë 5% më 2024, numri më i ulët në 90 vite

Po ashtu, ka edhe një kusht tjetër. Në të gjitha garat për primare, kandidatët zhvillojnë të paktën një debat publik për të shpalosur platformën e tyre përpara votuesve. Kandidatët mund të bien dakord edhe për debate të tjera. Rregullat e debatit, vendi dhe moderimi i tij, përcaktohet nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) në bashkëpunim me kandidatët.

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim si do të ndahen kandidatët nga aleanca me Partinë e Lirisë. Me kreun e PL-së të burgosur, ende nuk ka asnjë deklaratë dhe asnjë vendim

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us