Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për propozimin e tij për reduktimin e fondeve për RTSH-në.
Shehaj ka debatuar me analistin Andi Bushati, i cili tha se ky propozim i duke “ngjethës”, pasi do të favorizonte mediat e oligarkëve.
E mbani mend omertanë sa herë zoti Shehaj bënte denoncime? Oligarkët nuk flasin për njëri tjetrin. Të heqësh emetuesin publik, është të fuqizosh disa pronarë që median e shohin si mundësi për të vjedhur shqiptarët. Nëse do të kisha një qasje të re, do të ishte, ti mbajnë 30 mln por të bëjnë një model të fuqishëm, RAI apo BBC. E ndoqa debatin për BBC, e di si thoshte një ish drejtor, kur u hap debati i privatizimit, thoshte nuk është mall tregu, ekziston sepse tregu ka dështuar. Të bësh zgjidhje, nga 30 mln po ia shpëtoj 25 mln, i ke dënuar shqiptarët. Do të preferoja, që ata të kenë 50 mln, që njerëzit të shohin pasqyrën e të vërtetës.
Ka një mënyrë për të shkallmuar këtë sistem mediatk që na ka zënë frymën, duke forcuar emetuesin publik. Ju bëni të kundërtën dhe më duket rrënqethëse.
Agron Shehaj: Më vjen vërtetë keq që kur tregon se çfarë vizioni ke dhe çfarë do të bësh, do të thuash paratë e qytetëtarëve, janë djerse, pune nuk mund ti shpërdorojmë. Thua, dua të kursej paratë dhe ato që nuk jemi në gjendje ti përdorim t’ua kthejmë qytetarëve. Unë këtë mendoj, shteti të jetë i vogël, administrata e vogël, taksat e ulëta. Gjithçka do të jetë më mirë vetëm nëse ekonomia rritet. Për sa kohë rritet me 2% në vit, do të mbetemi të varfër. Vetëm nëse i heqim shqiptarëve shtetin nga kurrizi, mirëqenie mund të rritet. Ju merreni me këtë, Klani, mund të thosha Euronews, apo tjetër.
Kam shpjeguar si e shoh unë. Krahasova me një televizion privat.
Më vjen keq që kur tregoj se çfarë do të bëj, t’ja shpjegoj qytetarëve, nuk e kam fajin se ndaloni te fjalia e dytë, pse tha Klan dhe jo Top apo MCN? Ky është vizioni ynë. I dashur Andi, unë në familjen time, kam jetuar dhe jam rritur në Itali, im atë më thoshte shiko RAI dhe jo Mediaset, e di vlerën e televizonit publik. Nuk kam thënë që të mbyllet RTSH, por nuk mund të harxhojmë 30 mln euro. 5 mln nuk janë thërrime janë një mal me lek dhe mund të bëhen shumë gjëra.
30 mln euro është një e treta e vlerës që duhet për të rritur pensionet. Unë dhe partia që kam krijuar bashkë me një grup të rinj dhe të rejash, mendojmë se paratë e qytetarëve ti trajtojmë sikur të jenë të fëmijëve tanë. Janë para djerse dhe duhet të kujdesemi të mos i shpërdorojmë. Ku është vizioni im. Me vjen keq që ndalon te Klan.
Andi Bushati: Top Channel, njësoj.
Agron Shehaj: Jo se e qëndisën atë të Klan… Shpifjet. Ja çfarë thotë Thoma Gëllçi, ish drejtori i dënuar, thotë të mbyllë RTSH Agron Shehaj. Gënjejnë hapur. Unë betejë po e bëj pikërisht për këta. Për këtë po flas. RTSH, do të doja të kishim mundësi të krijonim BBC, por mendoj se shteti duhet të bëjë vetëm atë që private ose nuk do ta bëjë ose nuk ja japin dot.
Mentor Nazarko: Po interesin kombëtar kujt do tja lëmë ne?
Agron Shehaj: Kur shteti e provon disa herë dhe dështon, vit pas viti…
Andi Bushati: Zgjidhja më sipërfaqësore është, këtu vidhet. Edhe në spitale vidhet, ta privatizojmë? Edhe në universitete jepet nota me para, ti privatizojmë? Mendësia juaj thellësisht kapitaliste, pjell shkatërrimin e gjithçkaje publike në këtë vend dhe na bën të gjithëve viktima të asaj oligarkie që pretendoni se luftoni. Shembulli i RTSH ishte flagranti, por ka dhjetëra të tillë. Nuk mjaftont ë thuash hajdut, por si do të ngrejmë sistem që hajduti të mos vjedhë. Pra ajo që propozoni ju, ku vidhet ta privatizojmë, është provuar dhe ka pjellë varfëri dhe mjerim. Kundër këtij vizioni kapitalist dhe neoliberal që nuk do t’ja di për njeriun por vetëm për paranë jam unë.
Agron Shehaj: Po më akuzon se dua kapitalizimin? Unë jam për kapitalizmin.
Andi Bushat: Ka kapitalizëm social demokrat.
Agron Shehaj: Duhet adoptimi i kapitalizmit të vërtetë, jo karikatura.
Ylli Rakipi: 95% e medias shqitpare është alarm i madh, i kapur. Televizoni shtetëror nuk ekziston, dakord, por…
Agron Shehaj: Unë nuk vajta te RTSH për t’u marrë me median. Unë tregoj hënën ju shihni gishtin.