Sërish tensione te protesta e opozitës përpara Bashkisë së Tiranës.
Pak çaste më parë, protestuesit kanë hedhur një shishe molotovi në drejtim të derës, por flakët janë shuar menjëherë nga forcat e rendit.
Të paktën deri në këto çaste, incidentet duket se janë më të pakëta në krahasim me protestat e mëparshme, ku janë vënë në rrezik edhe jetët e efektivëve të policisë.
Sakaq, Këshilli Bashkiak ka vendosur ta mbajë mbledhjen “online”, ku ka folur edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili vetëm pak minuta më parë kishte dalë nga SPAK.
Ai vlerësoi si pozitive eksperiencën e tij në SPAK, ku dëshmoi prej 7 orësh, duke thënë se hetuesit që e pyetën ishin të qartë, të saktë për të ndarë me pyetjet e tyre “shapin nga sheqeri”.
“Janë të eksituar si ata pitbullat që shqyejnë çdo gjë që u del përpara. Jam krenar për gjithçka që kam bërë”, tha Veliaj.