Media greke “Protothema” ka risjellë sot një artikull lidhur me Spartak Poçin, ish-ministrin e Rendit Publik të Shqipërisë. Në artikull shkruhet se ai në vitin 1999 vizitoi Greqinë me një mjet tip “Mercedes Benz”, i cili ishte vjedhur nga Italia. Policia greke zbuloi paligjshmërinë në pikën doganore, por gjithsesi e lejuan Poçin që të shkonte në Athinë me mjetin Benz S-350.

Vetëm se, pak para se gjithçka të përfundonte, zbuluan dyshimet e tyre. Në fillim pala shqiptare nuk e pranoi, por më pas u detyruan që të largoheshin nga vendi me rrugë ajrore duke e lënë pas mjetin. Ngjarja ndoshta do të mbetej sekret. Por dikush informoi Panos Sombolo,një nga reporterët e krimit më me përvojë dhe më të arrirë të Greqisë, i cili e bëri publike. Madje shkroi për të edhe në librin e tij: Ngjarjet tragjike të 35 viteve të fundit“, nga e cila u bazua edhe artikulli i sotëm i “Protothema“.

Spartak Potsi në shatërvanin Kristal me Mercedesin e vjedhur (PJESË NGA LIBRI)
Pak para festave të Krishtlindjeve të vitit 1999, Ministri i atëhershëm i Rendit Publik i Shqipërisë, Spartak Poçi, erdhi në Greqi për një vizitë zyrtare. Ai nuk erdhi nga Kakavija, por nga Follorina. Makina e tij zyrtare ishte një Mercedes S-350 mbresëlënës; mjet vezullues që mahniti policinë dhe doganierët grekë. Duke qenë se dyshuan se mjeti ishte i vjedhur, policët grekë i ofruan ish-ministrit që ta qerasinin më një kafe. Poçi pranoi dhe në të njëjtën kohë policia dhe doganierët grekë kontrolluan Mercedesin e tij. Dyshimet e tyre rezultuan të vërteta. Makina ishte vjedhur nga Italia! Ata informuan vetëm Ministrin e Rendit Publik, Michalis Chrysochoidis dhe shefin e atëhershëm të ELAS-it (Policia greke), gjenerallejtënant Joannis Georgakopoulos.

Urdhri që morën ishte të mos bënin asnjë veprim, ndërsa zyrtari shqiptar shkoi në Athinë. Takoi homologun e tij dhe biseda u pasua nga deklaratat e dy ministrave, të cilët konfirmuan edhe një herë vendimin e tyre për të goditur krimin nga Shqipëria në Greqi dhe anasjelltas. Po ashtu, u njoftua ndërtimi i godinave në Shqipëri për “fëmijët e semaforëve”. Në atë kohë bandat e organizuara sillnin fëmijë të vegjël nga Shqipëria në Greqi dhe i linin në semaforë për të lypur. Natyrisht, të ardhurat përfundonin në xhepat e personave që i shfrytëzonin të miturit.
Sot fenomeni pothuajse është zhdukur, por asokohe ishte aq masiv, saqë këngëtari Nikos Kourkoulis i dedikoi edhe një këngë.
PJESË E TEKSTIT:
Loti im në shi
dhe dhimbja ime në shkretëtirë qajnë
dhe ti e di që nuk do të vish më,
ku jeton… as nuk e di më ku jeton…
Gjurmët e tua i kërkoj në dritën e yjeve,
pyes për ju fëmijët e fenerëve,
mungesa juaj më ka shqyer,
ju jeni zhdukur e unë kam vdekur një mijë herë.
Koha e zbulimit për ministrin shqiptar
Më në fund të vizitës, Poçi u njoftua për mjetin e vjedhur. I habitur deklaroi se nuk dinte asgjë për këtë çështje, madje dhe e kundërshtuan.
“Nuk është e vjedhur, është hetuar nga shërbimet kompetente,“- këmbënguli një nga zyrtarët që e shoqëronte ministrin. Më pas, pas një konsultimi me Ministrinë e Financave të vendit të tij, i njëjti person e informoi ministrin se makina ishte vjedhur nga një bandë në Shqipëri dhe më pas ia kishin shitur ministrit. Oficerët grekë kishin prova të pakundërshtueshme të cilat ua paraqitën atyre shqiptare, duke i pajisur me numrat e motorit dhe shasisë së Mercedesit ultra luksoz. Nuk kishte asnjë dyshim se makina ishte vjedhur nga Itali 3 vjet para se të përfundonte në duart e ministrit. Më në fund, u bindën se makina ishte vërtet e vjedhur dhe Mercedesi u konfiskua në Athinë. Spartak Poçi dhe enturazhi i tij u kthyen në Tiranë me aeroplan. Sigurisht, ata mund të ktheheshin në Shqipëri me rrugë rrugore nëpërmjet Kakavisë, por një gjë e tillë do të kishte qenë veçanërisht fyese, sidomos pasi lajmi për Mercedezin mori dhenë.
Makina e vjedhur i dorëzohet pronarit të saj
Pasi Poçi iku nga Greqia, gjeti pronarin e mjetit, një italian. Kur shkoi për ta marrë, falënderoi policët dhe doganierët grekë duke iu thënë se mendonte se nuk do ta gjente kurrë mjetin e tij, ndaj dhe e kishte harruar. E gjithë ngjarja u mbajt e fshehtë për një javë siç kishin kërkuar shqiptarët. Më pas, për të shkruajti Panos Sombolos, më 27 dhjetor 1999, i cili e dinte që në fillim. Çështja mori përmasa të mëdha edhe në gazetat evropiane. “Liberation”, “Times” dhe botime të tjera kryesore e publikuan historinë duke shkaktuar bujë tek lexuesit e tyre…/ZËRI