Pse fitoi Trump? Sejamini: Ekonomia e mundi demokracinë

Analisti Neritan Sejamini, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, fitoren e ish-presidentit Donald J. Trump përballë zv/presidentes Kamala Harris u shpreh se këto zgjedhje ishin një mësim se ekonomia e mund demokracinë.

“Këtu ka një mësim, ekonomia e mund demokracinë. Nëse do të kuptosh pse fitoi dikush shiko humbësin. Humbësi nuk gjeti dot një mesazh.

Ajo që ndodhi në SHBA, fushata e zonjës Harris dhe vetë ajo, nuk arritën të vendosin një lidhje me elektoratin. Ndërsa Trump, në krahasim me zgjedhjet e 2020, pati përparësi në çdo grup social. E ka përmirësuar rezultatin e vet në çdo kategori. Ka humbur votën e njerëzve të shkolluar, por e ka përmirësuar.

Pra fitoren e ka përqafuar shumica e Amerikës.

Është e vështirë ta quass përçudnim. Njerëzit janë njësoj në të gjithë botën.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Ekonomia e mund demokracinë. Fushata e Harris ishte të shpëtojmë demokracinë, sulm ndaj Trump duke e portretizuar si Hitler. Ndërkohë po të shohësh, sondazhet thonë, çështja kryesore ekonomia, e dyta emigracioni dhe demokracia, vetëm 3% e amerikanëve e kanë këtë problem.

40% e amerikanëve thonë se shqetësim është ekonomia. 60% e tyre votuan për Trump.

Po të shohësh se si detajohen problemet, shqetësimi kryesor, çmimet, inflacioni, interesat e larta të shtëpive. Kur filloi mandati i Biden ishin 3% dhe arritën në 7%.

Për amerikanët që kanë pronësinë në shtëpisë si ëndërr, gjatë katër viteve u dëmtua.

E dyta, emigracioni. Nuk ka rëndësi se si e ka retorikën, por ai kuptoi se emigracioni është shqetësim për qytetaët, me të drejtë apo jo, zoti Trump e bëri qendër të vëmendjes. Me akuza dhe ekzagjerimi, që tha që emigrantët hanë qen dhe mace, tregoi se ai e kupton dhe do të punojë për qytetarët.

Lajme të tjera |  “Nuk sheh syri, sheh mendja” - Rama reagon sapo nisi protesta: Shqiptarët e verbër po përdoren si vegla qorre kundër Shqipërisë

Nga mëngjesi deri në darkë, ekonomia e mposht demokracinë.

Ka patur një sondazh në Shqipëri që pyet, përse duan të shkojnë në BE. Kanë renditur të gjithë arsyet, kërkesa e parë është ekonomia. E dyta, liria për punë dhe shkollë në BE. Demokracia është e pesta.

Shqetësimet e njerëzve janë ndonjëherë ndryshe nga ato të elitave. Ky hendek mes fushatës së Harris dhe votuesit amerikan, u mbush nga premtimet e zotit Trump. Ai ka premtuar politika ekonomike jo të majta, por ekstremisht të majta. Përshembull tarifa 100% doganore për Meksikën”- tha Sejamini.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us