Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” ndërsa foli për mëkatet e tij politike. Gjekmarkaj foli edhe për Sali Berishën, të cilin e quajti burrë shteti, njeri por jo shenjtor.
Sipas tij Sali Berisha ka kontribuuar në historinë e Shqipërisë moderne ndërsa theksoi se PD është sot e bashkuar dhe e gatshme për të përballuar realitetin.
Njerëzit kanë pasur uljet dhe ngritjet e veta. Por është një ‘burrë shteti’ që i ka dhënë shumë Shqipërisë. Në momentet kyçe të saj. Mjafton të kujtosh vitin 1990 si udhëheqës i revolucionit demokratik. Themelues i pluralizmit, Shqipërinë në NATO dhe Shqipërinë pa viza. Mendoj pa kush si Berisha ka kontribuar në historinë Shqipërisë moderne.
Kemi thënë shumë gjëra në linjë konflikti, nëse këto janë mëkatet e mia në politikë ti mbaj me kënaqësi. Mëkat do të quaj nëse do i fusja duart në xhepat e shqiptarëve. Do i gënjeja apo vidhja.
Mendoj se nuk kam cënuar askënd në jetën e tij private apo publike dhe për më tepër shoqërinë. Kjo është e kaluara që ne e kemi tejkaluar nëpërmjet një dialektike, duke thirrur arsyen mbi ndjesinë. Dhe arsyeja na ka udhëhequr. PD sot është e bashkuar dhe e gatshme për të përballur realitetin në të cilën gjendjet”-tha Gjekmarkaj.





