Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë në Spille, ku me tone ironike dhe batuta karakteristike, tha se “bufi nuk lë krevat pa hyrë”.
Rama rrëfeu një episod personal nga koha kur kandidoi për kryetar partie, duke përmendur edhe bashkëpunimin me Pandin, i cili fillimisht e kundërshtoi, por më pas u bënë bashkë. Duke iu referuar zgjedhjeve të 11 majit, ai tha se “kjo është një votë për historinë”, pasi përfaqëson përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Rama u shpreh i sigurt se Partia Socialiste do të marrë të paktën 71 mandate, duke theksuar se nuk është fjala për fitoren në numra, por për drejtimin që merr vendi.
Rama zhvilloi një takim me të rinjtë në Spille, ku me tone ironike dhe batuta ka përsëritur se PS edhe sikur të përmbyset bota, nuk bie në më pak se 71 mandate.
Nga ana tjetër Rama ka ironizuar dhe drejtuesin politik të Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha.
‘Edhe po e përsëris dhe njëherë edhe sikur bota të përmbyset ne nuk marrim më pak se 71 mandate. Nuk është votë për të marrë 71 mandate, se ne 71 nuk diskutohet që do i marrim, është votë për integrimin e vendit. Edhe Luli po të futet me matematikën e vet, PS nuk merr kurrë më pak se 71 mandate. Nuk e prish dot llogarinë.’-tha Rama.