“Rama e dinte që Veliaj do arrestohej”, Milaim Zeka: Njerëzit afër tij e kanë paralajmëruar këtë ditë!

Në podcastin “Të Pashoq” në kanalin në “Youtube” të “Pamfletit”, ishte i ftuar gazetari dhe analisti Milaim Zeka, i cili foli sa i takon arrestimi të kryebashkikaut të Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas tij, reagimet e Ramës për Veliajn janë fallco dhe se shton se kryeministri e ka ditur që kryebashkiaku do të arrestohej.

Zeka theksoi më tej se Rama e ka paralajmëruar arrestimin e Veliajt me anë të njerëzve pranë tij që punojnë si analistë nëpër media, teksa përmendi rastin e Baton Haxhiut.

“Në qoftë se këshilltarët e Ramës kanë dalë nëpër studio televizive, ne i dimi kush janë këshilltarët e politikanëve që paraqiten si analist të pavarur. N.q.s nëpër studio, Baton Haxhiu me të tjerë e kanë sulmuar Veliajn, ne e kemi ditur e kemi pritur arrestimin e Erionit”, tha Zeka.

Pjesë nga biseda në studio:

Po reagimet e kryeministrit Edi Rama fill pas arrestimi të Veliajt si i keni parë?

Zeka: Reagime shumë hipokrite më janë dukur.  Për arsye se Rama është dashur të reagojë si reagova unë, kur ashtë arrestuar dhe dënuar Safet Gjici. Le të dalë një gazetar një politikan, le të përballet me mua edhe më tregon çfarë vepre penale ka bërë Safet Gjici. U dënua për shpërdorim detyre, se ka bërë se*s në zyrë. Ose kalojmë tek rasti i Salianjit, pse u dënua ai njeri? Pse nuk reagoi Rama me tregu veten tamam burrë shteti.

Ai reagoi, por bëri të kundërtën, u gëzua për dënimin.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Zeka: Mund të jetë i gëzuar, por nesër edhe dikush do të gëzohet kur të arrestohet Edi Rama. Sepse kur t’ia bësh kulaçin tjetrit e ha edhe ti atë kulaç. Sepse Ervinin e kanë dënuar pa asnjë argument. Unë ende se di çfarë vepre penale ka bërë Slaianji. Plus kur ka dal ai në konferencë me shtyp, ka qenë me Bashën dhe të tjerë. Ai ka denoncuar një audio, se nuk është ekspert.

Ju thoni se qëndrimi i Ramës është më së paku hipokrit?

Zeka: Edhe shumë i vonushëm për mendimin tim.

Rama është në të vërtetë i keq ardhur për Veliajn, apo jo?

Zeka: Nuk e di unë nuk i besoj. Po nisem edhe prej një argumenti, ka kohë që njerëzit e Ramës e kanë sulmuar kryebashkiakun.

I konvenon Ramës burgosja e Veliajt?

Lajme të tjera |  “Shërbimet sekrete ruse, greke, serbe paguajnë miliona euro për të shkatërruar turizmin dhe investimet amerikane në Shqipëri”

Zeka: Në qoftë se këshilltarët e Ramës kanë dalë nëpër studio televizive, ne i dimi kush janë këshilltarët e politikanëve që paraqiten si analist të pavarur. N.q.s nëpër studio Baton Haxhiu me të tjerë e kanë sulmuar Velaijn, ne e kemi ditur e kemi pritur arrestimin e Erionit.

Atëherë reagim i Ramës është aktrim?

Zeka: Aktrim, puro aktrim, sepes është sulmuar nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës. Kot del ai atje dhe paraqitet sikur i erdhi lajmi i arrestimit si rrufe nga qielli. Jo e ka ditur shumë mirë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us