Kryeministri Edi Rama në konferencën ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, u shpreh se është bërë një ndryshimi i madh që pas reformës në 2014, por që ende do të punohet për të ndihmuar edhe më shumë të moshuarit.
Teksa ironizonte premtimet për pensionet nga kundërshtarët e tij, të cilat i quajti imagjinare dhe për efekt fushate, ai tha se qeveria nuk bën dot premtime që janë të paarritshme, por shtoi se do të vijohet me dy bonuset deri sa të ketë sërish një rritje të pensionit.
Kur vjen puna te pensionet duke pasur parasysh faktin që jemi afër një ditë zgjedhjesh, të gjithë ata që nuk kanë asgjë në dorë premtojnë gjithçka të dëshirueshme dhe të imagjinueshme, por kjo do të thotë t’i hapësh luftë fakteve, t’i kthesh kurrizin ekspertëve dhe të hidhesh symbyllur drejt një humnere. Do të thotë që ‘hajde të bëjmë një ditë festë më gjithçka kemi, dhe nesër le të bëhet qameti’.
Ne nuk e bëjmë dot këtë dhe ne do ecim paralelisht me bonuset, një në fundvit dhe një në pranverë, dhe paralelisht duke rindërhyrë në sistemin e pensioneve duam të bëjmë një akselerim pa prishur themelet e sistemit. Kemi akoma hapësirë të konsiderueshme në luftën kundër informalitetit të pagave”, tha Rama.





