Rama: Këta ‘patriotë’ që kanë dhënë 6 milionë dollarë për ‘bufin’, më ngjajnë me gjyqtarët e korruptuar kur kaluan vetingun, që thoshin ‘m’i dha vjehrra’

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama është ndalur në Petrelë ku ka komentuar kontratën 6 milionë dollarëshe për të lobuar në SHBA për t’i hequr ‘non grata-n’ Sali Berishës.

Ai tha se këta ‘patriotët’ që kanë paguar 6 milionë dollarë për të ndihmuar Berishën, ngjajnë me baxhanakët dhe vjehrrat e atyre gjyqtarëve që, kur donin të kalonin vetingun, thoshin se paratë ia kishin dhënë familjarët.

“Është një raport që duhet ta vazhdojmë për të përmirësuar. Është shumë e rëndësishme që të kuptojmë se çdo investim që bëhet në zonat urbane në qendër ndikon edhe në periferinë e qytetit. Çdo investim në organizimin e qytetit ka ndikim dhe këtu. Para se të bëj një renditje të arritjeve, dua të flas për diçka që ka ndodhur dje dhe sot.

Lajme të tjera |  Rama, debate me qytetarin që tha se dha lekë për legalizimin: Kam parë shumë si puna jote, flasin dhe ikin. Vëri emër personit. Gënjeve për politikë, nëse je burrë...!

Dje, shqiptarët panë një kontratë të pabesueshme me një grup magjistarësh amerikanë, siç i quajnë ata. 6 milionë dollarë janë deklaruar si pagesë nga ana e kënetës për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës dhe ndërkohë është thënë se kjo kontratë është një kontratë që financohet nga disa patriotë.

Flitet për patriotë, dhe kjo më kujton vjerrët dhe baxhanakët e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar që më kujtojnë se ata ikën kur kaluan vetingun. Njësoj si patriotë, por edhe sikur të ekzistonin, se kjo të kujton edhe Lulin që e vunë përpara për 500 mijë dollarë dhe 6 milionë dollarë. Për ligjin e Shqipërisë, kjo është një shkelje flagrante.

Nuk ishte aq e thjeshtë saç u bë, që gjoja këtu ka një komplot, se SHBA u ngrit dhe e damkosi, se unë dhe Sorosi bëmë një konspiracion për të goditur bufin. Edhe kur ndërruam administratën, gjithçka do të rregullohej dhe ky buf do të dilte si pëllumb.”-tha Rama.

Lajme të tjera |  'S'mund të bëjmë harakiri'/ “Duam që Veliaj të dalë i pastër”, Blendi Gonxhja zbulon nëse do garojë për Bashkinë e Tiranës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us