Rama: Nëse i jep telefonin fëmijës, i ke dhënë një rrugaç për shok

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu morën pjesë këtë të shtunë një takim këshillues në Fier, me prindërit për kufizimin e mediave sociale si TikTok.

Kreu i qeverisë, në fjalën e tij theksoi se, t’i japësh fëmijës një cellular sot, është si t’i japësh një rrugaç për shok.

“Prindi në momentin që i jep fëmijës atë telefonin dhe nuk e kontrollon, se është edhe pjesa e kontrollit, çfarë shikon, unë mendoj që prindërit, kur fëmijës i blejnë një telefon dhe i japin një telefon, i kanë dhënë një rrugaç për shok”, tha Rama.

“Kështu e shoh unë. Mund ta kem të ekzagjeruar, po këto rrjetet sociale, edhe pse për shkak të detyrës, i përdor, siç i përdorin gjithë të tjerët se është diçka që nuk e shmang dot. Po kështu e shoh unë telefonin në dorën e fëmijëve dhe të adoleshentëve. Sidomos të adoleshentëve, si një rrugaç që ia ke dhënë për shok. Kur i jep telefonin është njësoj sikur i thua, shiko se do bëj pak punët e shtëpisë, dil pak tani edhe me atë kryerrugaçin e lagjes bëni një xhiro. Është e njëjta gjë”, tha Rama.

“Kështu e shoh unë. Mund ta kem të ekzagjeruar, po këto rrjetet sociale, edhe pse për shkak të detyrës, i përdor, siç i përdorin gjithë të tjerët se është diçka që nuk e shmang dot. Po kështu e shoh unë telefonin në dorën e fëmijëve dhe të adoleshentëve. Sidomos të adoleshentëve, si një rrugaç që ia ke dhënë për shok. Kur i jep telefonin është njësoj sikur i thua, shiko se do bëj pak punët e shtëpisë, dil pak tani edhe me atë kryerrugaçin e lagjes bëni një xhiro. Është e njëjta gjë.”

Lajme të tjera |  Rinumërimi për Tiranën, si lëvizën shifrat për partitë në 13 kuti votimi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us