Rama u përgjigjet qytetarëve: Turizmi, industri që prodhon 4.5 miliardë të ardhura

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot sërish qytetarëve në komentet në rrjetet sociale, ku një ndër pikat e prekura është turizmi.

Rama ka rikujtuar shifrat që tregojnë impaktin që turizmi ka në ekonominë shqiptare.

Ka pasur shumë pyetje për turizmin. Këtu kam raportin nga Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimeve, institucion i pavarur. Në Shqipëri pesha e turizmi për 2024 është 26 përqind e prodhimit të përgjithshëm kombëtar, punësimi 21.8 përqind e totalit. Shpenzimet e turistëve të huaja në 2024 ishte 4.8 mln dollarë. 278 mijë të të punësuar në këtë sektor. Më the turizëm 2-3 mujor.
Ne kemi turizëm që nga janari deri në dhjetor. Tentohet ta pikturojnë Shqipërinë si Somali.
Është një industri e krijuar në Somalinë tonë, industri që sjell 4.5 mld të ardhura nga ata që vijnë këtu nga jashtë.
Thënë të gjitha këto, të gjitha këto thonë i merr për vete, posi i marr për vete që ju marsha të keqen të gjithëve”, tha ai.

Lajme të tjera |  Rama nga Durrësi: PS-ja sot sikurse PD-ja më 1992! Mbështesim reformën në drejtësi pavarësisht lajthitjeve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us