Rama zbulon kur do të largohet: Anëtarësimi në BE, momenti për të lënë stafetën

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për The Guardian ka zbuluar ndër të tjera dhe momentin kur do të largohet nga politika. Në intervistën e tij të parë me median ndërkombëtare pasi fitoi një mandati të katërt historik në detyrë, Rama rrëfeu se do të largohej nga detyra nëse Shqipëria antarësohet në Bashkimin Europian.

Nëse Shqipëria ia del të anëtarësohet në BE, Rama tha se do të ishte “momenti i duhur dhe më i mrekullueshëm për të dorëzuar stafetën. Do të ishte një arritje personale, por gjithashtu do të “ndihmonte Evropën të bëhej më pak e mërzitshme dhe më e ndritshme.”

Shqipëria, e cila iu bashkua NATO-s në vitin 2009, ka qenë kandidate për anëtarësim për më shumë se një dekadë.

Lajme të tjera |  Braçe-ministrit Hoxha: Policia bën përmbaruesin privat, ç' punë kanë me bujqit që mbjellin shalqi

“E gjithë qasja ndaj procesit ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Tani ata janë shumë të etur të ecin përpara… Me agresionin rus gjithçka ndryshoi, kështu që në një farë mënyre edhe Vladimir Putin e bëri këtë, ai e bëri Evropën shumë më të interesuar për bashkimin”-u shpreh Rama.

Media britanike shkruan se qëndrimi i Ramës përkon me një vetëbesim të rifituar, ndërsa vendi i vogël, ndër shtetet më të varfra të Evropës, bën hapa dikur të paimagjinueshëm drejt anëtarësimit në BE

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us