Realiteti i fshatrave, baltë dhe gropa me ujë për të shkuar në shtëpi

E vështirë për tu kaluar në këmbë, e vështirë për tu kaluar edhe me makina. Kjo është rruga që detyrohen të kalojnë çdo ditë rreth 1 mijë banorët e disa fshatrave të komunës së Cakranit në Fier.

Ky segment nuk është më shumë se dy kilometra deri në aksin nacional Levan-Tepelenë. Por një pjesë e banorëve detyrohen të bëjnë mbi 10 kilometra për të shmangur këtë rrugë.

Banorët shprehen se nuk u thonë dot fëmijëve në mërgim që të kthehen vetëm për shkak të rrugës.

Ndërkohë nga njësia administrative e Cakranit jashtë kamerave pohojnë se ndërtimi i kësaj rruge nuk është planifikuar në projektet e investimeve të vitit 2025 që ka bashkia e Fierit.

Lajme të tjera |  Policia hodhi ujë me presion, por qytetarët arrijnë te Kryeministria, thirrje kundër Ramës dhe Berishës (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us