RENDITJA/ Egnatia siguron pjesëmarrjen në “Final 4”, thellohet kriza e Tiranës dhe Skënderbeut

Ka përfunduar java e 31-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Egnatia, falë barazimit në shtëpi ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-2, ka siguruar matematikisht pjesëmarrjen në fazën “Final Four”. Me vetëm 5 javë të mbetura nga përfundimi i kampionatit të rregullt, rrogozhinasit janë shkëputur 15 pikë nga vendi i pestë, që mbahet nga AF Elbasani. Avantazhi në ndeshjet direkte ndaj AF Elbasanit bën që kampionët në fuqi të Shqipërisë të jenë të parët që sigurojnë pjesëmarrjen në “Final Four”.

Dinamo City triumfoi ndaj Partizanit në “Elbasan Arena” 1-0. Blutë qëndrojnë në vendin e dytë të “Abissnet Superiore” me 54 pikë.

Teuta u rikthye te fitorja në shtëpi, pasi mposhti Skënderbeun 1-0. Goli i Rrok Tomës në minutën e 13-të ishte vendimtar në këtë takim.

Lajme të tjera |  Në qendër të kritikave pas ndeshjes Inter-Barcelona, arbitri Marciniak merr vendimin ekstrem

AF Elbasani mundi në transfertë Laçin 0-1. Tani gara për vendin e katërt bëhet tepër interesante, pasi AF Elbasani është vetëm katër pikë larg Partizanit, që mban vendin e tretë.

Ndeshja Tirana – Bylis u mbyll në barazim me rezultatin 2-2.

RENDITJA/ Egnatia siguron pjesëmarrjen në “Final 4”,

Renditja

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us