Revoltë në një burg italian, 30 të burgosur mbyllen në një dhomë


Të dënuarit e burgut të Malaspina në Caltanissetta në Itali kanë nisur një protestë pasditen e së premtes, e cila ka ngritur në këmbë autoritetet.

Rreth tridhjetë të burgosur u barrikaduan në repartin e institucionit të vuajtjes së dënimit dhe deklarojnë se do të qëndrojnë aty deri në plotësimin e kërkesave.

Duket se të dënuarit po protestojnë për kushtet brenda burgut. Policia dhe patrullat e Karabinierëve kanë ndërhyrë për të mbështetur punonjësit e policisë së burgjeve.

Sipas mediave italiane, Prokuroria gjithashtu është e pranishme në vendngjarje, ndërsa për momentin nuk raportohet për të lënduar.

Lajme të tjera |  Plani i SHBA, si Europa do pajiset me armë bërthamore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us