REZULTATET/ “Nga ferri në parajsë”, Manchesteri feston pas 9 golash, Bajrami e Hysaj nuk ia dalin

Janë zhvilluar ndeshjet e dyta të fazës çerekfinale të Europa League, e ku kanë prodhuar rezultatet befasues. Manchester United-Lyon përfundoi me shifrat e barabarta 2-2, koha e rregullt, sikurse ndodhi në takimin e parë.

Për anglezët në këtë duel shënuan Ugarte dhe Dalot, duke hedhur iden se United e kishte siguruar kualifikimin. Por që Lyon nuk mendojë kështu. Golat e Tolisso dhe Tagliafico bën që gëzimi i “rekordmënve” anglezë të “shuhej” para kohe. Ndeshja në shtesë mori një rrjedhë krejt të papritur nga 2-4 në favor të francezëve, në 5-4 për Manchesterin.

Në shtesë kaloi edhe Lazio me Bodo/Glimt. “Shqiponjat” e Italisë gjetën forcën për të fituar 2-0 në kohën e rregullt, ndërsa futbollisti shqiptar Elseid Hysaj u pa në fushë përgjatë shtesës. Si përfundim takimi në “Olimpico” shkoi te pika e bardhë e penalltive, ku triumfoi Bodo/Glimt. Nedim Bajrami u “përplas” me Athletic Bilabo vetëm në minutat e fundit.

Mesfushori i kombëtares sonë nuk ishte në gjendje të ndryshonte fatet e ndeshjes, e përfunduar 2-0 në favor të baskëve. Në përballjet e Confernce League nuk pati surpriza, Chelsea pavarësisht humbjes në shtëpi, arriti të kualifikohej, ashtu siç bëri Fiorentina dhe Betis.

Lajme të tjera |  “Kisha kohë pa parë një kampionat të tillë”, Ernest Gjoka pas barazimit: Ky është futbolli, na u prishen edhe balancat

EUROPA LEAGUE/ Rezultatet

Athletic Bilbao-Rangers  2-0

Frankfurt-Tottenham     0-1

Lazio- Bodo/Glimt            3-1 (2-3 penalltitë)

Manchester.Utd-Lyon    5-4

 

CONFERENCE LEAGUE/ Rezultatet

Fiorentina-Celje 2-2

Jagiellonia-Betis 1-1

Chelsea-Legia     1-2

Rapid- Djurgarden           1-4

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us