Rikthehen emocionet e Europa League, në fushë sot zbresin Bajrami dhe Hysaj

Ditën e sotme rikthehen emocionet e Europa League me ndeshjet e kthimit për fazën çerekfinale të këtij kompeticioni. Në fushë sot do të jenë dhe dy lojtarë të Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami dhe Elseid Hysaj.

Mesfushori kuqezi do të dalë në fushë nesër përballë Athletic Bilbaos në transfertë. Në ndeshjen e parë, Rangers dhe skuadra baske u ndalën në barazim, por skuadra e Bajramit kërkon të bëjë të pabesueshmen në Spanjë sonte.

Gjithashtu dhe Lazio i Elseid Hysaj do të dalë në fushë sonte në “Olimpico”. Sfida e parë përballë Bodo Glimt në transfertë doli me shifrat 2-0, ndërsa lacialët do të kërkojnë përmbysjen e madhe. Ndërsa dy sfidat e tjera janë Eintracht Frankfurt-Tottenham dhe Manchester United-Lyon.

Lajme të tjera |  “Besojmë deri në frymën e fundit”, Moriero pas fitores me Dinamon: Një episod vendos gjithë sezonin, ju tregoj pse isha në tribunë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us