Rikthim i bujshëm tek Bayern Munich, ylli i ekipit merr pjesë në stërvitje

Lajme të mira kanë zbarkuar ditën e sotme në kampin e Bayern Munich. Jamal Musiala është rikthyer në stërvitje pas një kohe të gjatë prej më shumë se një muaji dhe është gati të rikthehet në fushë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi bavarez përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit. Në fotografi shihet ylli i skuadrës i rikthyer në fushat stërvitore të klubit bashkë me pjesën tjetër të grupit.

Me shumë gjasa, Jamal Musiala do të rikthehet në fushën e lojës në sfidën e radhës në kampionat ndaj Monchengladbach. 22-vjeçari gjerman pësoi një dëmtim në sfidën ndaj Augsburgut në kampionat, duke humbur shumë duele të rëndësishme, përfshirë ato me Interin.

Lajme të tjera |  “Zbrazet” organika e Tiranës, sezoni i ri vë në diskutim të ardhmen e 10 lojtarëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us