Rikthim i bujshëm tek Bayern Munich, ylli i ekipit merr pjesë në stërvitje

Lajme të mira kanë zbarkuar ditën e sotme në kampin e Bayern Munich. Jamal Musiala është rikthyer në stërvitje pas një kohe të gjatë prej më shumë se një muaji dhe është gati të rikthehet në fushë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi bavarez përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit. Në fotografi shihet ylli i skuadrës i rikthyer në fushat stërvitore të klubit bashkë me pjesën tjetër të grupit.

Me shumë gjasa, Jamal Musiala do të rikthehet në fushën e lojës në sfidën e radhës në kampionat ndaj Monchengladbach. 22-vjeçari gjerman pësoi një dëmtim në sfidën ndaj Augsburgut në kampionat, duke humbur shumë duele të rëndësishme, përfshirë ato me Interin.

Lajme të tjera |  “Sot bëmë një ndeshje të mirë, por nuk kishim fat për të shënuar”, Hoxha hedh “dritë” mbi të ardhmen: Nëse është kismeti për...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us