Rinis punën Këshilli Ekonomik Kombëtar, Ibrahimaj: Ngrihet Shtëpia e Biznesit

Ka rinisur punën Këshilli Ekonomik Kombëtar, teksa ka zhvilluar mbledhjen e parë për vitin e ri 2024. Mbledhja u drejtua nga kryeministri i vendit Edi Rama, që është njëkohësisht kryetar i Këshillit. Këshilli Ekonomik Kombëtar ka çelur kështu një kapitull të ri, për riaktivizimin e dialogut sa më të hapur dhe konstruktiv mes qeverisë dhe biznesit.

KEK do shërbejë si platformë për të nxitur dialogun, duke krijuar edhe disa komitete sektoriale të veçanta, të cilat janë të domosdoshme, me qëllim marrjen dhe përpithjen e dijes, që komuniteti i biznesit zotëron për disa sektorë të veçantë. Përmes Sekretariatit, Këshilli Ekonomik Kombëtar do të bëhet një pikë e adresimit të problemeve dhe shqetësimeve që ka biznesi, në përditshërinë e saj. Përpos drejtuesve dhe anëtarëve të KEK, në mbledhje morën pjesë edhe personalitete të ndryshme, kombëtare dhe ndërkombëtare, disa prej tyre të pranishëm online, përfaqësues të organizatave të biznesit dhe të ftuar të tjerë.

Lajme të tjera |  Protestuesit nisen drejt selisë së PS, rrugës djegin një stacion autobusi dhe koshin e mbeturinave

Gjatë mbledhjes, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj tha se do të ngrihet tashmë edhe Shtëpia e Biznesit. Kjo e fundit do të jetë një strukturë e posaçme, që do të shërbejë edhe si pikë takimi e Sekretariateve teknike, që do të krijohen në vazhdim.

“Shtëpia e Biznesit, e cila ndodhet në krah të Kryeministrisë, në një nga kubat e piramidës do të shërbejë si një shtëpi, ku ne, jo vetëm do të mirëpresim bizneset për adresimin e problematikave të tyre, por do të shërbejë edhe si vend për takime të përjavshme të sekretariateve teknike që do të ngrihen në vijim të Këshillit Ekonomik Kombëtar”, tha Ibrahimaj.

Lajme të tjera |  Zotëroni më shumë se 2 prona? Do paguani më shumë taksë duke filluar nga viti 2026

Ajo shtoi se qeveria do të krijojë një platformë model  të partneritetit publik, privat me qëllim mirëqeverisjen dhe marrjen e vendimeve të duhura për nxitjen e zhvillimit ekonomik. “Ky besoj është vetëm fillimi i një strategjie të ndërveprimit dhe të komunikimit dhe harmonizimit të iniciativave ligjore dhe nënligjore që qeveria do të marrë në vijim me qëllim marrjen e dijes që gjendet në të gjitha bizneset që ju drejtoni dhe në të gjitha shoqatat që ju drejtoni. Ne do të mund të krijojmë një platformë model  të partneritetit publik, privat me qëllim mirëqeverisjen dhe marrjen e vendimeve të duhura për nxitjen e zhvillimit ekonomik”,deklaroi ministrja Ibrahimaj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us