Rinumërimi, Dash Sula: PD kërkon të bëjë pis procesin, largimi i vëmendjes për dorëheqjen e Berishës

Deputeti i PD Dashnor Sula, në emisionin “Real Story në ABC News, komentoi procesin e rinumërimit të votave, kërkuar nga PD, duke analizuar edhe besueshmërinë e procesit.

Gjatë intervistës, ai tha se pasaktësitë e konstatuara janë të parëndësishme për të ndryshuar, por qëllimi është thjesht që të bëhet “pis” procesi.

“Nga zgjedhjet në zgjedhje fenomeni ka qenë i ndryshëm. Mënyra e vjedhjes ka qenë e ndryshme. Në kuptim që kush mendon që në zgjedhjet e 2021 dhe 2025, hajdutlliku është në kuti, është “idiot politik”.

Gjëja ose bëhet përpara. Gjëja tani ka ndryshuar, ka ndryshuar metodika. Por tani është e pafuqishme dhe e pamoralshme, që të prodhojë me prova dhe fakte, se a e ndryshon procesin dhe rezultatin në mënyrë thelbësore?

Dhe duke mos pasur këtë mundësi për farsë elektorale që ngre pretendimin PD, shpreson dhe mjafton që procesi është bërë pis. Tani në një kohë që rinumërimi elektronik është komplet që është tjetër. Një numërues nuk mund të jetë i blerë dhe i shituar sepse i cakton partia. Komisionerët dhe numëruesit i ka caktuar partia”, tha Sula.

Lajme të tjera |  Zgjedhjet në bashkinë e Tiranës, Shehaj: Opozita duhet të nxjerrë një kandidat jopartiak dhe të jetë i besueshëm

Më tej shtoi se e gjithë kjo situatë e tillë i intereson vetëm Sali Berishës.

“Në fund e gjithë kjo situatë i intereson Berishës, dhe për të larguar të gjithë vëmendjen për të dhënë dorëheqjen”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us