Rozana Radi ngre dyshime për produksionin e ‘BBV’: Po Egla 2 ditë përse nuk ishte ‘live’?

Izololimi i Egla Cenos në dhomën e bardhë po përflitet nëpër rrjetet sociale dhe dyshimet lidhen me faktin se ku qëndroi vërtet aktorja gjatë dy ditëve. Së fundmi këngëtarja Rozana Radi ka bërë një analizë për ngjarjet e fundit në Big Brother VIP 3. Këngëtarja ka shprehur hapur habinë që patën të gjithë kur u zbulua se Egla në fakt nuk ishte eliminuar, por ishte izoluar.

Me anë të një postimi në rrjete sociale Rozana thekson se përse nuk ka qenë ‘live’ edhe Egla Ceno, siç janë aktualisht të tre banorët, tashmë dhe Ilnisa e Meritoni, meqë qëndroi vetëm për 48 orë. Më tej në reagimin e saj ajo bën edhe një krahasim me show në Itali, ku shkruan se ‘zarfi i zi’ është një sinjal i fundit dhe në “Grande Fratello”, banorët që përjashtohen me këtë nuk futen as në studio.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 21 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

“Big Brother VIP Albania, 24 orë në 24 live. Po Egla dy ditë pse nuk ishte live? Ku ishte Egla për ne publikun që kemi në dorë gjithçka në këtë lojë? Zarfi i zi është stacioni i fundit për një konkurrent, ndaj është i zi. Madje, në Grande Fratello nëse del me zarf të zi as në studio nuk ke të drejtë të shkosh më. Çfarë zgjedh publiku, se thatë gjithçka? Publiku me kushtet e produksionit zgjedh vetëm të nxjerrë një, dy të tjerët hynë brenda se do produksioni. Jam me logjikën e Jul Dedës,-”shkruan këngëtarja.

Rozana Radi ngre dyshime për produksionin e 'BBV': Po Egla 2

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us