Rritje e lehtë temperaturash, si do të jetë moti sot

Vendi ynë do të jetë sot nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i kalimit gradual të një qendre të ulët presioni me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash si dhe intervale afatshkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët prej orëve të para të 24-orëshit e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash deri në orët e pasdites. Më pas parashikohet ndërprerje e përkohëshme e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri 14m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 3 deri 11°C

Lajme të tjera |  Rama flet për CNN, për protestat që kanë shpërthyer në Tiranë: Shqipëria është në sulm nga armiqtë e huaj dhe konkurrenca, i njohim kush janë

në zonat e ulëta 5 deri 16°C

në zonat bregdetare 8 deri 16°.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us