Ryan Giggs ka zbuluar një anekdotë kurioze për takimin e tij të parë me Louis van Gaal, i cili u zhvillua në Holandë. Duke folur në podcastin e “Rio Ferdinand Presents”, Giggs kujtoi:
“Ne u takuam në një dhomë hoteli. Louis ishte dukshëm i zemëruar. Kur ai hapi derën, unë isha me Ed Woodward. Louis më shikoi, erdhi dhe më goditi me grusht në bark.
Pastaj më tha: ‘Ti dukesh mirë’, sikur të ishte një lloj prove. Në atë moment po mendoja: ‘Çfarë po ndodh?’”, tregoi Giggs. Van Gaal erdhi me bujë të madhe në “timonin” e Manchesterit, por nuk ishte në gjendje ti rikthente ekipit lavdinë.