Sali Berisha paralajmëron PROTESTA në shtator!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar nisjen e protestave me hapjen e sesionit të ri parlamentar në shtator.

Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se protesta është e vetmja rrugë përballë asaj që ai e cilëson si “narkoshtet”, me qëllim rikthimin e votës së lirë për qytetarët shqiptarë.

“Protestat janë të vonuara. Shqiptarët kanë vetëm një rrugë, atë të protestave dhe përballjes me narkoshtetin për të fituar votën e lirë. Pa diskutim, do të nisim protesta, s’ka asnjë rrugë tjetër”, u shpreh ish-kryeministri.

Paralajmërimi i Berishës vjen në një kohë kur opozita po përgatitet për organizimin e aksionit të saj politik pas përfundimit të pushimeve verore.

Lajme të tjera |  Nga uji, mbetjet, nafta e barnat, Rama njofton 6 paketa të reja ligjore: S’ka më tokë të xanum, ligj i ri për kontrollin dhe zhvillimin e territorit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us