Serbia hakmerret pas votimit pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare, bllokon disa autobusë të Kosovës

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli ka bërë të ditur se në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobusë me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës.

Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se bllokimi i mbi rreth 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare.

“Në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës.

Bllokimi i mbi rreth 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare. Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin ‘ky është një urdhër nga Beogradi’.

Duke qenë që Zyra Ndërlidhëse serbe nuk po komunikon me Zyrën tonë, siç ndodhi edhe këtë mëngjes, kam kërkuar dhe jam në pritje të përcjelljes së afërt, që të udhëtoj drejt pikëkalimit Batrovci, për t’ju gjetur pranë bashkëqytetarëve tanë dhe në shenjë proteste ndaj këtij zhvillimi”-tha ai.

Lajme të tjera |  Policia hodhi ujë me presion, por qytetarët arrijnë te Kryeministria, thirrje kundër Ramës dhe Berishës (VIDEO)

Disa autobusë të Kosovës të cilët janë nisur për në shtetet e Evropës janë ndaluar në pikëkalimin kufitar “Batrovc”, Serbi-Kroaci. Njëri nga këto autobusë është edhe i Valdet Hoxhës, i cili është pronar i Kompanisë “Teuta Tours”, i cili është nisur nga Kosova për në Slloveni.

Ai në një deklaratë për Telegrafin ka treguar se që nga ora 23:00 e mbrëmjes së kaluar janë duke pritur në këtë pikëkalim kufitar pa asnjë arsye të dhënë nga autoritetet serbe.

“Po presim në pikëkalimin kufitar Batrovc, na i kanë marr dokumentet e tash po presim. Prej orës 22:30 mbrëmë natën jemi duke prit këtu. Shkojmë pyesim, por nuk na japin shpjegim. Na thonë që ju ka ardh urdhër prej naltit, duhet me prit çka po thonë. Jemi 30 pasagjerë në autobusë tonin.

Lajme të tjera |  “Janë hapur mbi 1 mijë adresa false”/ Karamuço: Protesta në Tiranë po shfrytëzohet nga qarqe të errëta

Këtu jemi diku 10 autobusë që jemi duke shku për Slloveni, Gjermani e Itali. Edhe nga ana e Kroacisë dhe Serbisë ka autobusë që janë të bllokuar. Edhe makina nuk po i lëshojnë, të cilat janë me targa të Gjermanisë e je me dokument të Kosovës nuk po lejojnë me kalu, disa udhëtarë i kanë ndal. Kështu mirë po sillen nuk është që po na bëjnë diçka. Vetëm po thonë kemi urdhër…”, ka thënë Hoxha.

Ndërkaq, edhe sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli ka bërë të ditur se në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovc’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobusë me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us