“Sezoni nuk ka mbaruar ende”, Chivu para debutimit me Interin: Mezi presim të luajmë

Interi do të rikthehet në fushë nesër në orën 3 të mëngjesit ku do të përballet më Monterrey në Botërorin e Klubeve. Sfida e nesërme do të jetë e para e Cristian Chivu në stolin e zikaltërve.

Trajneri rumun ka dalë në konferencë për shtyp ditën e sotme në prag të këtij takimi. “Mezi presim të luajmë në këtë kompeticion në një stadium të bukur dhe historik si “Rose Boël” në Pasadena. Jemi gati.

Sezoni nuk ka mbaruar dhe duhet ta përfundosh atë në mënyrëen më të mirë të mundshme, të bësh gjithçka që mundesh për të lënë pas atë që ndodhi. Ky është futbolli, duhet të pranosh humbjet dhe të mësosh nga ajo që je.

Lajme të tjera |  FOTO/ Nga ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, te Hyka dhe Lilaj, 25 trajnerë të rinj diplomohen me licencën UEFA A

Sucic dhe Luis Henrique? Me siguri do t’i shohim në Botërorin e Klubeve të debutojnë me Interin. Tani do ta vlerësojmë nëse do të nisin nga fillimi apo jo”, u shpreh Chivu.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us