Shehaj i përgjigjet Palokës: Manipulon videot e mia se s’ka çfarë të bëjë! Si e si të gënjejë demokratët pasi u vodhi votat…

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar në lidhje me një postim të deputetit demokrat Edi Paloka, ku ky i fundit ka shpërndarë një video ku thotë se Shehaj është kundër rrotacionit.

Shehaj akuzon deputetin e PD se ka nxjerrë jashtë kontekstit deklaratën e tij. Ai drejton gishtin ndaj Palokës si personi që vodhi votat e demokratëve në kohën kur Shehaj kandidonte për kryetar të PD, përballë Lulzim Bashës.

“Paloka u vodhi votat demokratëve, në garën për kryetar të PD, tani i gënjen me këto videot se këtë mënyrë njeh, prandaj vazhdon të jetë në krye të PD prej 35 vitesh, në këtë mënyrë, duke gënjyer”, thekson Shehaj.

Sipas tij, shqiptarët nuk duhet të merren “me këta, u ka ikur koha, u ka dalë dhe boja”.

Lajme të tjera |  “Çyryk!”, Rama iu përgjigjet demokratëve: Ngrihen e na bëjnë status

“Kanë dëgjuar mua tek Grida, kam qenë duke thënë që ne nuk duam vetëm rrotacion politik por ne duam ndryshim dhe i ka thënë Paloka atij të riut kape kape priji ato 3 sekonda ti gënjejmë demokratët, tu themi se Agroni është bërë me Ramën. Se çfarë do bëjë Paloka? Do flasi për të ardhmen? Si e si të gënjejë demokratët, pasi u vodhi votat demokratëve, në garën për kryetar të PD, tani i gënjen me këto videot se këtë mënyrë njeh, prandaj vazhdon të jetë në krye të PD prej 35 vitesh, në këtë mënyrë, duke gënjyer.

Shiko si është e vërteta: Edi Rama është kryeministri më i korruptuar që ka pasur Shqipëria, më i korruptuari, dakort? Por emergjente nuk është të iki vetëm Edi Rama, emergjente është të mos ikin shqiptarët nga Shqipëria. Dhe shqiptarët do vazhdojnë të ikin po ndodhi thjesht rotacioni. Po iku Taulant Balla dhe po erdhi Flamur Noka. Ne nuk duhet të merremi me këta, këtyre u ka ikur koha, u ka dalë dhe boja. Ne duhet të shohim nga e ardhmja”, thotë Shehaj në video.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us