Plot dinamika spektakli i mbrëmjes së djeshme në “Big Brother Vip”. Romeo ka deklaruar njëherë e mirë, Heidin si kundërshtare në lojë. Sipas tij, nominimi që i bëri Vesës kishte “target” atë dhe Heidi me strategji mendoi t’i largojë atij një nga mikeshat më të mira në shtëpi. Megjithatë, gjatë debatit mes Heidit dhe Vesës, Romeo, gjatë prime-t u shpreh se është ndjerë i tradhtuar nga të dyja vajzat.
Pjesë nga biseda:
Heidi: Nuk doja të ndiheshe keq.
Romeo: Ku e di ti që këta të tjerët mendonin se do ndihesha keq? Do gënjejmë njëri-tjetrin? Unë e kam shumë të qartë dhe do doja ta ktheja kohën mbrapa. Tek çështja e besimit, gjithë kjo natë e sotme më lidh shumë puzzle. Më del një figurë e qartë.
Juli: Jepi fund telenoveles. Na mbyte me këtë viktimizim.
Romeo: Ledion të lutem vendos qetësi ndryshe do iki.
Juli: Ik.
Romeo: Kur m’u bë pyetja a e sheh Heidin si lojtare, kam thënë gjithmonë jo.
Ledioni: Tani e ke Heidin kundërshtare në lojë?
Romeo: Po.
Ledioni: Heidi, si të bën të ndihesh kjo që tha Romeo? Sepse hodhi poshtë raportin që kishit krijuar aty brenda.
Heidi: E di (e përlotur). E prisja gjithsesi.
Juli: Romeos i intereson që të jetë ai targeti. Nuk është targeti Romeo nominimi i Vesës. Romeos nuk i intereson fare.
Romeo: Sa i shpifur je. Çfarë më intereson?
Juli: Të intereson ky viktimizim. E besoj Heidin që nuk e ka me Romeon. Është ajo që shtëpia ka dyshuar. Telenovela është në atë pikë kulmore që ne të qajmë së bashku.
Ledioni: Këtë mendim e kishe dhe para këtij sqarimi?
Juli: E kam thënë disa herë këtë punën e viktimizimit dhe telenovelave. Heidi dhe Romeo nuk na dalin në një konkluzion. Kanë pasur një telenovelë me Françeskën, ku kanë dashur të dy të nxjerrin Françeskën nga shtëpia.
Romeo: I thashë përpara se të bënte nominimin. Por ti je përdorues, je i pandjeshëm dhe gënjeshtar.
Vesa: Kur janë ndarë kam shkuar te tjetri e tjetri për t’i bashkuar. Kam pasur dhe unë luhatje të besimit me këta të dy. Pse nuk e kam menduar ndonjëherë që po më përdorin? Romeo më ka thënë që nuk bën lojë se ka ndjenja. Dhe tani ndalemte heidi që po bën lojë.
Ledioni: Heidi, pse të vret aq shumë fakti që Romeo të sheh kundërshtare dhe në lojë?
Heidi: Më vret sepse ne nuk kishim atë raport. Më vret dhe…
Romeo: Kam gjithë këto kohë pres një përgjigje.
Heidi: Ta kam dhënë përgjigjen. Nuk bëj viktimën te ty. O ke besim ose s’ke besim. E di si është puna, nuk më intereson
Me votat e publikut, Vesa Smolica ishte e eliminuara e radhës në spektaklin e mbrëmjes së djeshme. Ajo nuk pati një mundësi rikthimi në shtëpinë më të famshme as nga “bileta e fatit”.