Eugen Prifti është emëruar drejtor i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë. Bëhet me dije se janë shkarkuar nga puna edhe 5 punonjës të kësaj drejtorie.
Vendimi është marrë nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme një ditë më parë. Të premten janë sekuestruar disa dosje pranë sektorit të legalizimeve dhe regjistrimit të pasurive pranë kësaj drejtorie. Këto dosje do të referohen pranë Prokurorisë së Sarandës, për hetime të thelluara.