Shkencëtaret zbulojnë shenja të ekzistencës së jetës ‘aliene’ përtej sistemit tonë diellor

Shkencëtarët kanë gjetur ‘dëshmi’, të cilat ata i konsiderojnë si shenjat më të forta të ekzistencës së jetës përtej sistemit tonë diellor.

BBC raporton se një grup shkencëtarësh zbuluan gjurmë kimike të gazeve në atmosferën e një planeti alien, të cilat në Tokë prodhohen vetëm nga organizmat e gjallë.

Astronomët kanë zbuluar në ekzoplanetin K2-18 b gjurmë të dy përbërjeve kimike – dimetil sulfid (DMS) dhe dimetil disulfid (DMDS) – të cilat, në Tokë, prodhohen ekskluzivisht nga format e jetës si fitoplanktoni detar, shkruajnë mediat e huaja.

“Kjo është prova më e fortë deri më tani për aktivitetin e mundshëm biologjik përtej sistemit tonë diellor,” tha për Guardian profesor Nikku Madhusudhan, astrofizikant në Universitetin e Kembrixhit, i cili drejtoi ekipin hulumtues.

Lajme të tjera |  Shtëpia e Bardhë e bën zyrtare: COVID-19 e ka origjinën nga laboratori në Kinë

“Ne jemi shumë të kujdesshëm. Ne duhet të vëmë në dyshim vlefshmërinë e sinjalit dhe atë që ai mund të thotë,” shtoi ai.

“I vetmi skenar që shpjegon aktualisht të gjitha të dhënat e marra deri më tani nga JWST (James Webb Space Telescope), duke përfshirë vëzhgimet e kaluara dhe të tashme, është ai ku K2-18 b është një botë e mbushur me jetë”, tha më tej profesori.

Ndërkaq shumë “nëse” dhe “por” në këtë fazë, pranon ekipi i Prof Madhusudhan.

Së pari, ky zbulim i fundit nuk është në standardin e kërkuar për të pretenduar një zbulim.

Për këtë, studiuesit duhet të jenë rreth 99.99999% të sigurt se rezultatet e tyre janë të sakta. Në zhargonin shkencor, ky është një rezultat pesë sigma.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 19 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Rezultate të fundit janë vetëm tre sigma, 99.7%. Gjë që tingëllon shumë, por nuk mjafton për të bindur komunitetin shkencor.

Por është shumë më tepër se rezultati i një sigma prej 68% që ekipi mori 18 muaj më parë, i cili u prit me shumë skepticizëm në atë kohë.

Por edhe nëse ekipi i Kembrixhit merr një rezultat pesë sigma, kjo nuk do të jetë provë përfundimtare se jeta ekziston në një tjetër planet, sipas Prof Catherine Heymans nga Universiteti i Edinburgut.

“Edhe me atë siguri, ekziston ende pyetja se cila është origjina e këtij gazi”, tha ajo për BBC News.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us