Shokuese në Athinë/ E pushuan nga puna, ish-punonjësi shkon në kompani dhe vret 3 persona, më pas edhe veten

Dy burra dhe një grua kanë mbetur të vdekur pas një sulmi me armë në kompaninë ku ata punonin në Glyfada, Athinë. Pas masakrës, autori i armatosur u gjet i vdekur në bodrum.

Sipas informacioneve ish-punonjësi, i cili ishte pushuar nga puna së fundmi, u fut në ndërtesë mëngjesin e së hënës dhe ka hapur zjarr.

Nga të shtënat kanë humbur jetën tre persona, dy burra dhe një grua.

Sipas informacioneve të Newsbomb.gr, gruaja që u gjet e pajetë është motra e pronarit të kompanisë së transportit detar.

Autori i armatosur, me origjinë greko-egjiptiane, u gjet i vdekur në bodrumin e kompanisë së transportit detar, pasi dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Lajme të tjera |  "Krenarë"/ Turistët amerikanë humbën portofolin në Vuno, stafi i restorantit ua kthen! Tavo: Histori që na përfaqëson me dinjitet

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us