Ditën e sotme në Nyon të Zvicrës, duke nisur nga ora 16:00, filloi hedhja e shortit për Conference League. Vllaznia dhe Partizani njohën kundërshtarët në fazën e parë kualifikuese të këtij kompeticioni.
Partizani do të përballet me Nomme Kalju, një skuadër nga Estonia. Ndërsa skuadra e Vllaznisë do të luajë në raundin e parë kundër skuadrës nga Letonia, të quajtur Daugavpils.
Kundështari i Partizanit, pra Nomme Kalju FC është një skuadër e cila është shpallur dy herë kampione në Estoni, ka fituar 2 Kupa dhe 1 Superkupë. Ndërkohë kundërshtari i Vllaznisë, letonezët e Daugavpils kanë fituar vetëm një herë Kategorinë e Parë, por jo titullin në elitë.