Italia i dhuroi sot Shqipërisë anijen “Libra” e cila solli emigrantët e parë ilegalë në Gjadër. Anija luftarake do të jetë pjesë e Forcave Detare të Shqipërisë.
Po ashtu, sot do të firmoset një marrëveshje mes Fincanterit, kompanisë së prodhimit të anijeve me bazë në Itali, dhe KAYO-s, kompanisë shtetërore për sigurinë, që do përfshirë prodhim anijesh, si për nevojat e flotës shqiptare, ashtu edhe në të ardhmen për mundsitë e esksportit.
Fincantieri është një kompani italiane ndërtimi anijesh me seli në Trieste, Itali. Ndërtuesi më i madh i anijeve në Evropë, pas blerjes së kompanisë Vard në vitin 2013, u dyfishua në përmasa për t’u bërë i katërti më i madh në botë (në vitin 2014). Kompania ndërton si anije tregtare ashtu edhe ushtarake.
“Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nënshkruajmë nisjen e bashkëpunimit mes shoqërisë Fincantier dhe shoqërisë shqiptare ‘KAYO’ për sipërmarrjen e përbashkët në industrinë ushtarake navale, dhe nëshkrimin e Letrës së Qëllimit për kalimin e anijes ushtarake patrulluese “Libra” në përdorim të Forcës Detare Shqiptare”, njofton Kryeministria.