“Shqipëria është grua”, Rama: Më 12 maj, vendi do të zgjohet ngjyrë rozë

Partia Socialiste ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale! Kreyeministri Edi Rama gjatë takimit me gratë dhe vajzave e PS-së vlerësoi figurën dhe kontributin e tyre. Rama u shpreh se në mëngjesin e 12 majit, vendi ynë do të zgjohet rozë, e cila simbolizon ngjyrën e vajzave të përfshira në politikë.

“Të nderuara gra, vajza dhe nëna. Shqipëria është grua, Europa është grua. Gratë mbështesin PS-në më shumë sesa PD-në. PS ka me vete pjesën më sakrifikuese të popullit shqiptar. Unë këtë mbështetje nuk do e ndërroja kurrë me mbështetjen e pjesës tjetër, mbështetjen e burrave dhe djemve. Mbështetjen dhe të burrave e çmoj, shumë siç çmoj çdo shqiptar që na mbështet. Por mes dy palëve, nuk ka diskutim që zgjedh nënat, bijat e motrat. Mbështetjen kuptimplotë prekëse dhe inkurajuese të pjesës më të ndjeshme të pjesës më të arsyeshme, më të sakrifikuese të popullit shqiptar, që janë gratë dhe vajzat nuk do ta ndërroja kurrë me mbështetjen e pjesës tjetër. Ndaj edhe sot në Ditën e Rënies së gongut të fushatës zyrtare zgjedhore nuk mund ta nisnim këtë etapë me gratë dhe vajzat që duke e njohur nga brenda organizimin e PS mendoj që mund të quhen me plot gojën komandot…Duke ju falënderuar për punën fantastike që keni bërë të gjitha bashkë, në të gjithë territorin e Shqipërisë të flamurit të fitores tonë. Ai flamur që ju keni qëndisur me shumë durim zonë më zonë, do ta mbulojë të gjithë hartën elektorale të 11 majit dhe në mëngjesit e 12 majit Shqipëria do të gdhihet e gjitha e mbuluar me rozë, që është ngjyra e grave dhe vajzave, por që është edhe ngjyra e PS. PS dhe fuqia e gruas nuk janë sot të ndërlidhura rastësisht”, tha Rama

Lajme të tjera |  Shtëpia e Bardhë e bën zyrtare: COVID-19 e ka origjinën nga laboratori në Kinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us