Shtëpia e Bardhë e bën zyrtare: COVID-19 e ka origjinën nga laboratori në Kinë

Shtëpia e Bardhë ka ringjallur teorinë se Covid-19 doli nga një laborator kinez, duke publikuar versionin e ri në një faqe interneti që e paraqet atë si “origjinën e vërtetë” të pandemisë. Këtë e kanë raportuar mediat amerikane.

Faqja e internetit Covid.gov, e fokusuar më parë në promovimin e informacionit rreth vaksinave dhe testimit, tani paraqet një imazh të plotë të Donald Trump dhe kritikon politikat anti-pandemike të ish-presidentit Joe Biden. Sajti synon gjithashtu Anthony Faucin, ish-ekspert i Biden-it për Covid-in, sipas të cilit Covid-19 filloi natyrshëm.

Në faqen e WEB-it janë pesë pika që synojnë forcimin e teorisë së rrjedhjes së laboratorit, duke vënë në dukje se Wuhan, vendi i rastit të parë të njohur të koronavirusit, është gjithashtu shtëpia e “laboratorit kryesor të kërkimit SARS” të Kinës dhe ka një histori kërkimi të kryer me “nivele joadekuate të biosigurisë”.

Lajme të tjera |  Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detajet e ngjarjes së rëndë

“Pothuajse me çdo masë shkencore, nëse do të kishte prova të origjinës natyrore, ajo do të ishte shfaqur tashmë. Por nuk ka”, shkruhet në faqe.

Teoria e daljes nga laboratori, e cila dikur u hodh poshtë si një teori konspirative, kohët e fundit ka rifituar popullaritet në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht pasi një dokument i kongresit ringjalli hipotezën.

Ndërsa debati mbetet i pazgjidhur, shkencërisht dhe politikisht, agjencitë amerikane si Byroja Federale e Hetimit dhe Departamenti i Energjisë kanë dalë në mbështetje të tezës. Në fillim të këtij viti, CIA ndryshoi qëndrimin e saj zyrtar për origjinën e virusit, duke thënë se kishte “më shumë gjasa” të kishte dalë nga një laborator kinez sesa të ishte transmetuar nga kafshët. Vlerësimi tërhoqi kritika nga Kina, e cila e quajti atë “jashtëzakonisht të pamundur”.

Lajme të tjera |  “Nuk kërkojmë lirimin e Veliajt sado i padrejtë të na duket ne”, Rama: Edhe Nano e përballoi burgun

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us