Shtyhet në 5 mars gjyqi për Belerin, avokati: Duan bashkinë e Himarës

Është shtyrë për në datën 5 mars seanca e radhës për shtetasin Fredi Beleri, i akuzuar për korrupsion në zgjedhjet vendore të 14 majit të vitit të kaluar.

Në seancën e sotme kanë patur mundësinë avokatët mbrojtës të Belerit të paraqesin pretendimet e tyre, duke u shprehur se sipas tyre, prokuroria nuk ka prova.

Në përfundim të seancës, ata pretenduan se gjyqi është i montuar politikisht me qëllim marrjen e Bashkisë së Himarës.

“Ne provuam që prokuroria nuk na ka dhënë prova, tablatet na i ka dhënë në datën 1. Bashkëpunëtori i policisë, është paguar ai. Ai katër ditë prej datës 8 deri në 12 nuk ka qenë në Vlorë. Kjo do të thotë që pas arrestimit të Belerit kanë filluar të rregullojnë provat”, tha një prej avokatëve mbrojtës të Belerit.

Lajme të tjera |  “Nuk kërkojmë lirimin e Veliajt sado i padrejtë të na duket ne”, Rama: Edhe Nano e përballoi burgun

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us