Skenar i tmerrshëm për Skënderbeun, barazimi me rekord pikësh mund ta hedhë nga Superiorja

Skënderbeu mbyll këtë sezon në Superiore me një finale të mirëfilltë ndaj Bylisit në Korçë, i ndërgjegjshëm që nuk ka shumë alternativa në dispozicion përveç fitores.

Skuadra korçare është aktualisht në zonën play-out, por do të jenë ndeshjet e javës së fundit ata të cilat do të përcaktojnë nëse do të vazhdojë të mbajë këtë pozicion. Dhe për ekipin korçar, alternativa e vetme është fitorja në këtë sfidë, pasi çdo rezultat tjetër praktikisht mund ta hedhë nga Superiorja.

Bilanci negativ në ndeshjet direkte që ka me Tiranën dhe Laçin, që e ndjekin me 2 pikë më pak në renditje aktualisht, bën që barazimi të jetë i pavlefshëm për korçarët, pasi mjafton që njëra nga këto dy skuadra të fitojë ndeshjen e vet që ekipi i drejtuar nga Gjoka ta shohin veten të rënë në Kategorinë e Parë.

Gjë që padyshim do të cilësohej si një katastrofë për ekipin korçar që ka regjistruar në fazën e katërt rekordin e këtij sezoni, me 12 pikë të siguruara deri tani, por që mund të mos mjaftojnë për ta mbajtur pjesë të elitës.

Lajme të tjera |  Vdekja e Papës pezulloi katër ndeshjet e sotme të Serie A, ja se kur do të luhen përballjet e javës së 33-të

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us