Skuadra andaluziane nuk heq dorë nga Asllani, gati të zërë “mat” Interin

E ardhmja e Kristjan Asllanit është gjithmonë e më larg Interit. Edhe pse ai zhvilloi paraqitje pozitive në Botërorin e Klubeve, sërish nuk ka bindur drejtuesit.

Zikaltërit ia kanë bërë të qartë klubit të Betisit se nuk kanë ndërmend të lëshojnë pe nga pretendimet e tyre për ta lënë të lirë mesfushorin shqiptar pa 18 milionë euro.

Në të tillë situatë, duket se ekipi andaluzian është gati të rrisë ofertën e tij, e cila fillimisht ishte 10 milionë euro. Asllani ka zhvilluar në total 99 ndeshje me Interin, e përkthyer me 4 gola dhe 5 asiste. Vlera e mesfushorit shqiptar sipas “Transfermarkt” është 13 milionë euro, e cila i afrohet propozimit të Betisit.

Lajme të tjera |  Armando Broja “fshinë” Burnley krej papritur! Sulmuesi “bën me krahë” tifozët e Shqipërisë: Kemi ndryshuar stil loje me trajnerin e ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us