Skuka rigjen formën e mirë, ish-sulmuesi i Partizanit gjen golin në ndeshjen e dytë radhazi

Xhuliano Skuka është bërë protagonist pak minuta më parë në kampionatin e Rumanisë. Ish-sulmuesi i Partizanit ka arritur të gjejë sërish rrjetën pas ndeshjes së fundit.

Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol ditën e sotme për Poli Iasin në përballjen ndaj Botosanin që ka startuar në orën 16:00. Skuadra e Skukës udhëheq momentalisht me shifrat 2-0.

Goli i dytë i Poli Iasit u shënua nga 26-vjeçari dibran në minutën e 20-të të takimit. Skuka arrin të gjejë golin e tij të tretë në Rumani pas 8 ndeshjesh të luajtura.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Goli fenomenal i Myrto Uzunit i fut të “dridhurat” Izraelit, Shqipëria tregon “muskujt”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us