Sondazhi i dytë për Tiranën/ Kush fiton më shumë mandate në kryeqytet?

Barometri në Euronews-Albania ka sjellë për publikun matjet e dyta politike për Qarkun e Tiranës. Në këto matje janë pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë brenda qarkut, të shpërndarë sipas popullsisë në 5 bashkitë përbërëse. Mbledhja e të dhënave është realizuar nga 22 Mars deri në 3 Prill 2025.

Pyetjes: Për kë do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot (22 Mars -03 Prill), qytetarët e qarkut më të madh të vendit përgjigjen si më poshtë:

Partia Socialiste (Edi Rama) – 38.9%

Aleancën Shqipëria Madhështore (Sali Berisha) – 25.2%

Nisma Shqipëria Bëhet (Adriatik Lapaj) – 6.1%

Partia Mundësia (Agron Shehaj) – 6.1%

Lëvizja Bashkë (Arlind Qori) – 3.4%

Parti tjetër – 2.4%

Lajme të tjera |  Pse këto zgjedhje do të prodhojnë një Kingmaker

Të pavendosur – 17.9%

Sondazhi i dytë për Tiranën/ Kush fiton më shumë

Nëse krahasojmë dy matjet politike për Tiranën dhe përkatësisht prirjen e votës tek të dyja na rezulton se: Partia Socialiste është rritur me 3.7 pikë, Koalicioni i Partisë Demokratike është rritur me 0.6 pikë, Nisma Shqipëria Bëhet është rritur me 0.4 pikë, Partia Mundësia është rritur me 1.7 pikë, Lëvizja Bashkë është rritur me 0.6 pikë. Ndërkohë të pavendosurit janë zvogëluar me 6 pikë nga matja e parë në matjen e dytë.

Sondazhi i dytë për Tiranën/ Kush fiton më shumë

NDARJA POTENCIALE E MANDATEVE 

Bazuar në të gjitha të dhënat që sjellë matja e dytë politike për Qarkun e Tiranës, prirja e votës dhe të gjithë treguesit e tjerë në këtë matje, Barometri ka përllogaritur edhe projeksionin e mundshëm të votës së 11 Majit për qarkun më të madh.

Lajme të tjera |  Big Brotherin politik e fiton Ed Rama!

Sipas këtij projeksioni:

Partia Socialiste do të merrte potencialisht 47.4% (+/- 2 %) ose përkthyer në 19 mandate.

Koalicioni  Aleanca për Shqipërinë  Madhështore (PD) do të merrte potencialisht 30.7% (+/- 2 %) të votës së 11 Majit, përkthyer në 12 mandate.

Nisma –Shqipëria Bëhet dhe Partia Mundësia potencialisht mund të merrnin 7.4 % (+/- 1.5 %) secila, praktikisht  pothuajse nga 2-3 mandate për secilin nga subjektet (minimalisht 5 të dyja).

Lëvizja Bashkë do të merrte potencialisht 4.1 % (+/-1 %) të votës së 11 Majit dhe 1 mandatnga 37 të Qarkut të Tiranës.

Sondazhi i dytë për Tiranën/ Kush fiton më shumë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us